Në përputhje me strategjinë për parandalimin e rasteve të reja të Covid-19 nën karantinë të pjesshme po ndodhet fshati Bukovllëk, afër qytetit verior Pleven. Të infektuarit vetëm për 2 ditë janë 24, kurse më 16 qershor janë konfirmuar 4 raste të reja. Në fshat maskat përsëri janë të detyrueshme në të gjitha vendet publike.
Fillon testimi në masë. Kontrolli i lëvizjes së njerëzve nën karantinë është shumë i rreptë pasi ishin konstatuar të infektuar me Covid-19, të cilët shëtisin lirisht në rrugët e fshatit. Bukovllëk ka 4 500 banues dhe ndodhet në 5 kilometra nga qyteti Pleven. Kryetari i baskisë Rosen Rusanov kërkoi ndihmën e xhandarmerisë dhe vendosjen e postblloqeve, pas grindjes mes të infektuarve, të cilët shkelin masat e sigurisë dhe njerëzve të pakënaqur me sjelljen e tyre.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..