Radhët në pikat e kalimit kufitar në drejtim Bullgari-Greqi pas heqjes së karantinës nuk janë vlerësim për cilësinë e turizmit në vendin tonë, apo shenjë për këtë se bullgarët parapëlqejnë plazhet greke – thanë zv. kryetari i Kuvendit Popullor Valeri Simeonov dhe Ministrja e turizmit Nikolina Angellkova. Ata mendojnë se trafiku intensiv është për shkak të transitit të turistëve të huaj, bullgarëve, të cilët kanë punë sezonale në Greqi, dhe atyre që kanë prona të paluajtshme në fqinjën tonë jugore.
Sipas statistikës për vitin 2019 turistët grekë në Bullgari kanë qenë 1,3 mln. e kjo është baras me bullgarët që kanë vizituar Greqinë, tha zonja Angellkova.
Platforma panoramike “Vërhët” ("Maja"), një vend ikonik turistik në malin e Rodopeve, është rinovuar. Me iniciativën e Shoqatës Turistike "Kreposta - Mogilica", objekti, i vendosur në 1351 metra mbi nivelin e detit, u rinovua dhe mori një shtresë..
Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të..
Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në..