Më 27 korrik në Sofje do t’i jepet start edicionit të 67 të Turneut Ndërkombëtar të Çiklizmit të Bullgarisë. Këtë e bëri të ditur Dimitër Kuzov, kryetari i Federatës Bullgare të Çiklizmit.
Gara, në të cilën duhet të përfshihen mbi 40 skuadra, duhet të përfundojë më 1 gusht në Burgas, duke kaluar përmes Borovecit, Pazarxhikut, Kërxhalit dhe Momçillgradit, Plovdivit dhe Slivenit.
Bullgaria do të marrë pjesë me pesë skuadra. Në garë do të përfshihen edhe sportistë elitarë nga vende të tjera, ndër të cilat Belgjika, Norvegjia, Franca, Italia, Spanja, Çekia, Polonia, Ukraina etj. Gara është përfshirë në kalendarin e Federatës Ndërkombëtare të Çiklizmit (UCI)
Turneu i parë i çiklizmit në Bullgari u zhvillua në vitin 1924.Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Është koha që Bullgaria të ketë një stadium modern që mund të presë finalet e turneve evropiane të klubeve. Rreth këtij mendimi u bashkuan njerëzit më..
Kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi sportistë të shquar bullgarë me Medaljen e Nderit të Presidentit. Në një ceremoni në Presidencë çmime morën Nonka..
Ylli bullgar i tenisit, Grigor Dimitrov, shfrytëzoi fjalë emocionuese, duke dërguar mesazhin e tij të dashurisë për sportin e tij të preferuar në..