Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti miratoi në lexim të parë amendamentet në Ligjin për Lojërat e Fatit

Foto: arkiv

Deputetët miratuan në lexim të parë amendamentet në Ligjin për Lojërat e Fatit, të parashtruara nga GERB, të cilat parashikojnë që Komisionit Shtetëror për Lojërat e Fatit të bëhet një organ i specializuar pranë Këshillit të Ministrave. U refuzuan propozimet e Frontit Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë (NFSB) që kazino dhe salla për lojërat e fatit të ketë vetëm në hotelet me 5 yje dhe në vendpushimet e mëdha.

Kryetari i Komisionit të Kulturës Vezhdi Radshidov vuri në dukje se midis dy leximeve të projektligjit do të precizohen tekstet të cilat parashikojnë që 10% e tatimeve në sektorin e lojërave të fatit të përdoren për turizmin. Tekste të tilla ka në ligj, por për shkak të disa të metave juridike ato në fakt nuk funksionojnë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Sheshin Qendror të Plovdivit do të hapet një qytet i Krishtlindjeve

Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..

botuar më 25-11-27 5.40.PD

Parashikimi i motit për 27 nëntorin 2025

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..

botuar më 25-11-26 7.35.MD
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Moldavi / Facebook

Rajoni i Taraklia-s do të ruajë autonominë e tij

Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..

botuar më 25-11-26 5.52.MD