Mbetet gjendja e jashtëzakonshme epidemiologjike në Rumani
Gjendja e jashtëzakonshme epidemiologjie në Rumani mbetet edhe 30 ditë, vendosi qeveria. Nga 15 qershori në vend pa karantinë hyjnë shtetasit e 17 shteteve duke përfshirë edhe Bullgarinë. Janë të lejuara shërbimet në kishë. Restorantet nuk punojnë në të mbyllur, maskat në vendet publike janë të detyrueshme. Masat e reja duhet të miratohen në parlamentin e kontrolluar nga opozita. Partitë e së majtës janë kundër mbetjes së regjimit, megjithëqë Rumania akoma nuk mund të frenojë pandeminë.
Turqia është në prag të forcimit të ri të masave kundër Covid-19
Autoritetet shëndetësore turke pranojnë, se në 48 nga 81 provincat e vendit nuk arritën të normalizojnë situatën pas lehtësimit të masave mbrojtëse kundër koronavirusit nga 1 qershori. Për ditë ka afro 1500 raste të të infektuarve. Si rezultat mund të rikthehet masa kufizuese për daljen përjashta të shtetasve ditët e pushimit në qytetet e mëdha. Mund të hiqen edhe udhëtimet midis qyteteve në një sërë rrethesh. Në 44 qytete të mëdha, duke përfshirë Stamboll dhe Ankara, mbajtja e maskave është e detyrueshme.
Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë bisedime në ShBA-në
Presidenti i ShBA-së Donalld Trëmp ftoi për takim më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë liderët e Serbisë dhe Kosovës. Ai dëshiron t’i tregojë BE-së se mund të jetë ndërmjetës i suksesshëm në zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Beogradit dhe Prishtinës, rol në të cilin deri tashti Brukseli nuk arriti përparim. Njohja e Kosovës as do të jetë tema e diskutimit në takimin më 27 qershor në Uashington, as do të lejojmë këtë, tha presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Ai shtoi, se tashmë amerikanët shpallën se do të diskutojmë ekonominë, ashtu siç ishte deri tashti.
U arrit kompromis për zgjedhje në Maqedoninë e Veriut më 15 korrik
Pas debateve tremujore forcat kryesore politike në Maqedoninë e Veriut – Bashkimi Socialdemokratik në pushtet dhe partia opozitare VMRO-DPMNE arritën kompromis që zgjedhjet parlamentare të zhvillohen më 15 korrik. Votimi duhet të ishte më 12 prill, por për shkak të koronavirusit u shty. Situata epidemike në vend mbetet kritike më në veçanti në lagjet me shqiptarë në Shkup, Tetovë dhe Kumanovo. Në kushtet e masave të rënda kufizuese partitë shpallën se do të organizojnë fushatat paraelektorale pa shfaqje publike. Sondazhet e fundit sociologjike i japin përparësi nga 4 për qind socialdemokratëve para partisë VMRO-DPMNE. Nuk mund të parashikohet prezantimi i partive të shqiptarëve.
Greqia vendosi karantinë në fshatra në afërsi të kufirit me Bullgarinë
Autoritetet greke vendosën masa të jashtëzakonshme kundër epidemike në bashkinë Iasmos e cila shtrihet jo lartë kufirit me Bullgarinë. Nën karantinë të plotë është fshati Iasmos pas regjistrimit të 5 rasteve të reja të Covid-19. Në fshatin e afërt Astria ka 11 raste të koronavirusit. U vendos ndalesë për hyrje dhe dalje nga fshati. Masat e jashtëzakonshme janë të vendosura për 7 ditë. Për shkak të situatës epidemike në rajonin Ksanti mbetet e mbyllur pika kufitare drejt Bullgarisë te Zlatogradi-Termesi.
Përpilues: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..
Më 15 tetor, Shqipëria fillon negociatat thelbësore për anëtarësimin në BE Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së në Bruksel vendosën njëzëri nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Fillimi do të jetë më 15 tetor me një konferencë..
Që nga sot, 27 shtator, Bullgaria është sërish në një fushatë zgjedhore 30 ditore. 28 parti dhe 11 koalicione paraqitën dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare dhe në..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë..