Bullgaria ishte zgjedhur për anëtare të Këshillit Ekonomik dhe Social pranë OKB-së për periudhën 2021-2023. Në votimin e fshehtë të zhvilluar në Nju Jork më 17 qershor në kuadrin e sesionit të 74-të të Asamblesë së OKB-së, kandidatura e vendit tonë ka marrë përkrahjen e 186 shteteve-anëtare të OKB-së, kur në sallë kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit e 192 vendeve.
Përveç Bullgarisë për anëtare të Këshillit Ekonomik dhe Social ishin zgjedhur akoma 17 vende. Mandati i Bullgarisë fillon më 1 janar 2021. Kjo do të jetë pjesëmarrja e nëntë e vendit tonë në punën e këtij këshilli pas viti 1955 e këtej.
Këshilli përgjigjet për koordinimin, dialogun politik dhe rekomandimet për çështje ekonomike dhe sociale të lidhura me mjedisin.
Ministria e Mbrojtjes po kërkon shtyrjen e njërës prej pagesave të mëdha sipas kontratës për avionin e dytë F-16 deri në vitin 2028. Ministri i Mbrojtjes, Atanas Zaprjanov, tha se kjo është e nevojshme sepse vendi ynë do të hasë vështirësi në zbatimin..
Shpresojmë që sot Bullgaria të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër kompanisë ruse "Lukoil", siç ka në Gjermani - për 6 muaj. Këtë e deklaroi në margjinat e parlamentit Bojko Borisov, kreu i partisë në pushtet GERB. Në..
Nominimi për menaxher special, i cili do të marrë përsipër katër kompanitë e "Lukoil Bullgaria", është Rumen Specov, njoftoi Ministri i Ekonomisë Petër Dillov. "Personi i nominuar nga unë përmbush të gjitha kërkesat ligjore", ishte kategorik Dillov...
Startoi fushata mes të rinjve "Jeta vlen më shumë se pëlqimet". Fushata u nis nga një nga kompanitë e transmetimit të energjisë elektrike në vend. Ideja..
Paga mesatare mujore bruto për korrikun e vitit 2025 ishte 2 570 leva (1 314.02 euro), për gushtin – 2 497 leva (1 276.70 euro), dhe për shtatorin – 2..