Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Evangjelistë nga tërë vendi janë infektuar në një takim të përbashkët fetar

Foto: BGNES

Një takim i evangjelistëve në mëhallën me popullsi rome në Perushtica përhapi koronavirus. Në takimin fetar kanë marrë pjesë 50 veta nga regjione të ndryshme të vendit.

Janë rezultuar pozitivë 6 veta nga qyteti, tha prefektja e Plovdivit Dani Kanazireva. Në aktivitet ka marrë pjesë dhe një pastor rom 55 vjeçar nga Varna. Kryetari i Bashkisë së Varnës Ivan Portnih bëri të ditur se pastori ka vdekur. Pas kthimit të tij në Varna ai ka infektuar akoma dy veta. Për shkak të forumit fetar lagjja rome “Zapad” në Perushtica është bllokuar dhe janë vendosur postblloqe. Deri në 24 qershor nën karantinë janë gjithashtu lagjja “Sedmi” në Samokov, dhe lagjja “Izgrev” në Kjustendill.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministri kërkoi mbështetje nga bashkitë gatë futjes së euros

Lufta kryesore politike që po zhvillohet në Bullgari lidhet me orientimin gjeopolitik të vendit në të ardhmen. Kjo u tha nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në një fjalim në hapjen e Takimit Vjetor të Shoqatës Kombëtare të Bashkive në vendpushimin..

botuar më 25-10-13 8.36.PD

Kryqi i Kuq Bullgar nis një fushatë për mbi 640 000 qytetarë në nevojë

Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi qendra e shtypit e organizatës. Iniciativa është në kuadër të programit "Ndihmë Ushqimore dhe..

botuar më 25-10-11 5.50.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet të jenë rreth 10°. Pas reshjeve gjatë natës, në Bullgarinë Veriore era veriperëndimore do të..

botuar më 25-10-10 6.11.MD