Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Megjithë rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus masat nuk do të shtrëngohen

Kryeministri Borisov
Foto: BTA

Nuk do të shtrëngohen masat kundërepidemike për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19 gjatë ditëve të fundit. Këtë e bëri të ditur në një briefing të jashtëzakonshëm Kryeministri Bojko Borisov dhe u bëri thirrje qytetarëve për t’i respektuar masat kundërepidemike. Ai sqaroi se virusi tashmë është më i dobët, ndërsa spitalet janë me kapacitet më të madh.

“Në qoftë se fillojmë të shtrëngojmë tani masat, kjo do të shkaktojë panik dhe ka risk për tërë jetën ekonomike. Të gjithë të vdekurit për harkun kohor 24 orësh janë me sëmundje të renda shoqëruese”, vuri në dukje Borisov.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 20 nëntorin 2025

Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Bullgarinë e Jugut mes 13 dhe 15°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës vranësirat do të pakësohen përkohësisht dhe reshjet do të ndalen. Era në lugina dhe zona të ulëta do të..

botuar më 25-11-19 7.35.MD

Kompania “Lukoil” rezervon të drejtën për mbrojtje ligjore të interesave të saj në Bullgari

Kompania ruse "Lukoil" njoftoi se rezervon të drejtën për të kërkuar mbrojtje ligjore të të drejtave dhe interesave të saj legjitime në Bullgari, pasi menaxhimi i aseteve të saj në vend u mor nga një administrator i posaçëm. "Lukoil" po ndërmerr..

botuar më 25-11-19 6.05.MD

Shumica e investimeve direkte janë nga Holanda

Flukset më të mëdha neto pozitive të investimeve direkte në vend për periudhën janar - qershor 2025 janë nga Holanda (554.9 milionë euro), Italia (325.2 milionë euro) dhe Greqia (317.1 milionë euro), dhe flukset më të mëdha neto negative - në SHBA..

botuar më 25-11-19 5.34.MD