“Bullgaria përkrah planin për rimëkëmbje të Bashkimit Evropian. Është propozuar një kompromis i balancuar mes ndihmës së livruar dhe huave”. Këtë e deklaroi Kryeministri Bojko Borisov gjatë një takimi video të Këshillit Evropian në kuadrin e planit, i cili përfshin një kornizë të re financiare dhe instrumentin “Brezi i ardhshëm BE”, krijuar në përgjigje të sfidave në luftimin e koronavirusit.
Mirëpo, Borisov nënvizoi se krahas përballimit të pasojave të epidemisë ka nevojë për kushte suplementare dhe për prioritetet tradicionale të BE-së nga pikëpamja e buxhetit, si dhe për përqendrim të vëmendjes tek regjionet më të varfra me qëllim përballimin e problemeve të thella ekonomiko-sociale atje, që të arrihet një rritje ekonomike afatgjatë në BE.Në tremujorin e dytë, ekonomia bullgare u zgjerua me 0.9% krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave të Eurostat. Kështu, vendi ynë renditet i dyti midis anëtarëve të Bashkimit Evropian për nga rritja..
Çmimi i tokës bujqësore është më i larti në rrethin e Dobriçit Bullgaria Verilindore) në vitin 2024. Sipas të dhënave nga Byroja Statistikore Territoriale Verilindore, rrethi është në një pozicion kryesor në vend për sa i përket niveleve të..
Bullgaria, Bashkimi Evropian, shekulli XXI, viti 2025. Më shumë se 260 mijë njerëz në vendin tonë, në fund të muajit gusht, janë pa ujë ose përballen me kufizime të rënda në furnizimin me ujë. Shembulli më domethënës vjen nga qyteti i Plevenit (në..
Duke pasur parasysh numrin në rënie të popullsisë në vend, Këshilli Fiskal rekomandon qeverisë të ndërmarrë masa për kursime në Buxhetin 2026. Masat..
Banka Popullore Bullgare raporton një rritje të mprehtë të depozitave të reja të familjeve. Veçanërisht i theksuar është rritja e depozitave në euro...