3
Eventi përmbyllës i iniciativës "Ambasador për një ditë" u zhvillua përmes platformës online, ku morën pjesë Ambasadorja Donika Hoxha dhe Ambasadorja e re për një ditë Dunja Kelçova. Tema e përzgjedhur këtë vit "Bullgaria në skenën botërore" u ofroi Ambasadoreve të reja një përvojë të vërtetë të diplomacisë shumëpalëshe dhe si të mbështesin sistemin ndërkombëtar bazuar në rregulla në kuadrin e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së në Vjenë në muajin shkurt.
“Kjo ishte pjesëmarrja ime e dytë në këtë nismë të mrekullueshme" Ambasador për një ditë ", e cila ka një ndikim të konsiderueshëm nëpër shkollat e mesme në Bullgari në inkurajimin e vajzave e reja për të shprehur pikëpamjet e tyre për çështjet sociale, duke u zhvilluar si personaloitete. Jam shumë e lumtur për këtë se isha mentore e një vajze të re nga qyteti Velingrad, Dunja Kelçova, e cila është me të vërtetë e pjekur për moshën e saj. Unë pashë se ajo ka potencial për të qenë një lidere e ardhshme dhe uroj që ajo të vazhdojë të zhvillojë vetëbesimin dhe këmbënguljen e saj”, tha Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Sofje Donika Hoxha.
“Mos heshtni, flitni me zë lartë dhe të guximshëm. Ju jeni njerëzit e ndryshimit drejt më së mirës. Jini përgjegjëse, në mendimet dhe veprimet tuaja synoni të vështirën, e cila mund të duket dhe e paarritshme”. Me këtë thirrje Nënpresidentja Ilijana Jotova ua drejtua fituesve të nismës “Ambasador për një ditë” në eventin e madh online, me të cilin përfundoi edicioni i sivjetshëm.
Festa e sivjetshme e bullgarëve të Besarabisë, të cilën e shënojmë çdo vit më 29 tetor, u shndërrua në një sërë ngjarjesh kushtuar bashkësisë bullgare të shpërndarë në rajonin e Besarabisë, e ndarë midis Rumanisë, Ukrainës dhe Moldavisë. E fundit prej..
Një takim me temën "Ariu në kontekstin e ekoturizmit: mundësi dhe perspektiva" do të mbahet sot, 11 nëntor, në ndërtesën e Bashkisë së Smoljanit. Eventi është organizuar nga WWF Bullgaria dhe Shoqata "Horizonte të Reja" - Smoljan dhe synon të bashkojë..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një diskutimi me gazetarët bullgarë në Bruksel. Ligji aktual i shtetësisë bullgare është jologjik..