Të shtunën në Sofje do të zhvillohet ndeshja e parë e kampionatit kombëtar të futbollit pas gjendjes së jashtëzakonshme ndërmjet skuadrave CSKA-Sofje dhe Levski.
Policia shpalli se mbështetet në ndërgjegjen e tifozëve për respektimin e masave kundër epidemisë.
Për shkak të ndeshjes sportive që do të fillojë në orën 16.15 sot në kryeqytet do të ketë prani të forcuar të policëve.
Në një ndeshje dramatike, volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar mposhtën SHBA-në me rezultatin 3:2 (21:25, 19:25, 25:17, 25:22, 15:13) në Pasay City, Filipine, para 10 181 spektatorëve në një garë për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës...
Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..
Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria..