117 janë rastet e reja me koronavirus në vend gjatë 24 orëve të fundit. Testimet e bëra janë 1360. Numri i përbashkët i të infektuarve nga fillimi i pandemisë arriti 3872 veta, tregon Portali Informativ Kombëtar. Në krahasim me situatën e djeshme rritja është 36, 6 janë njerëzit e vdekur me diagnozë Covid-19. Me ta numri i përbashkët i viktimave të sëmundjes arriti 199.
Në spitale po ndodhen 322 veta, 13 prej të cilëve janë në reparte të mjekimit intensiv. 19 janë të shëruarit për 24 orët e fundit. Numri i të shëruarve nga fillimi i epidemisë deri tani është 2027.
Rasti i parë i koronavirusit në BNR është konfirmuar në Radio Bllagoevgrad. Janë bërë testime të të gjitha njerëzve, të cilët punojnë në qendrën e radiotelevizionit atje.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..