Vendpushimi detar bullgar Bregu diellor (Sunny Beach) për vitin e tretë me radhë është më i liri ndër 42 destinacionet e përfshira në listën vjetore ndërkombëtare „Holiday Costs Barometer“. Klasifikimi britanik për shpenzimet e pushimeve krahason destinacionet në Evropë dhe në botë sipas çmimeve të tyre.
Çmimet janë më të lira në ¾ prej vendpushimeve dhe qyteteve turistike, thuhet në klasifikim. Shpenzimet ditore në Bregun Diellor janë 30,68 paundë britanikë. Ndërkohë në Marmaris të Turqisë, që është destinacioni i dytë më i lirë, shpenzimet për një ditë janë 44,15 paundë.
Bregdeti ynë jugor i Detit të Zi vazhdon të presë qindra mijëra pushues edhe pas kulmit të sezonit turistik. Në fillim të shtatorit qytetet turistike ende marrin frymë me ritmin e verës, ndërsa bashkia bregdetare Carevo është përplot me turistë –..
“Heraklea Sintika është një trashëgimi natyrore dhe shkencore me rëndësi botërore!” – thekson Katja Stojanova, drejtoreshë e Muzeut Historik në Petriç dhe drejtuese e projektit “Restaurimi, konservimi, ruajtja, popullarizimi dhe zhvillimi i..
Zhvillimi i turizmit të verës si një produkt strategjik, duke plotësuar fushat e forta tradicionale në turizmin bullgar, i cili mund ta shndërrojë vendin në një destinacion gjatë gjithë vitit, ishte fokusi i takimit të Ministrit të Turizmit Mirosllav..