Është obligim i shtetit që të kujdeset për sigurinë e sistemit shëndetësor. Këtë e tha në një intervistë për BNR-në dr. Ivan Maxharov – kryetar i Bashkimit të Mjekëve Bullgar. Më herët në një letër dërguar mediave Bashkimi reagoi ashpër ndaj qëllimit të Ministrisë së Shëndetësisë për t’u vendosur gjoba spitaleve, të cilat kërkojnë që pacientët e tyre të bëjnë teste për Covid-19. Kjo i bën pacientët për të hequr dorë nga mjekimi, sepse nuk mund ta paguajnë. Sipas Maxharovit pacientët nuk duhet t’i paguajnë këto teste, por në çmimet e të ashtuquajturave “shtigje klinike” nuk janë parashikuar shpenzime për PCR.
“Në luftimin e koronavirusit shteti nuk ka harxhuar asnjë lev nga buxheti shtetëror për shëndetësinë. Paratë, të cilat jepen për vijën e parë të luftimi janë në kuadrin e një projekti evropian, ndërsa të tjerat – nga Arka Kombëtare e Shëndetësisë” , konstatoi Maxharovi.Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..