Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kontroll i forcuar për respektimin e masave kundërepidemike në Sofje

Foto: БГНЕС

Në transportin urban të kryeqytetit ka kontroll në masë për mbajtjen e maskave mbrojtëse. Gjoba është 300 leva (153 euro). Kontrolli u vendos pasi sot hyri në fuqi urdhëresa e Ministrit të Shëndetësisë Kirill Ananiev për mbajtjen e detyrueshme të maskave në të gjitha ambientet e mbyllura dhe jo vetën në transportin urban, siç ishte deri tani. Deri në fund të muajit biletat për transportin urban do të mund të blihen nga kontrolluesit.

Do të forcohen masat për ruajtjen e masave kundërepidemike edhe në vendet ku grumbullohen njerëzit e rinj.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 7 nëntorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - rreth 6°. Gjatë ditës moti do të jetë me re dhe me reshje, në shumicën e vendeve - para mesditës. Në Bullgarinë Veriperëndimore sasitë do të jenë më të konsiderueshme. Moti do..

botuar më 25-11-06 7.40.MD
Ilijana Jotova

Nënpresidentja: Askush nuk i ka qetësuar bullgarët se nuk do të ketë problem me karburantet

“Nuk çuditem që u hodh poshtë veton e presidentit lidhur me shitjen e aktiveve të “Lukoil”, sepse edhe në këtë temë kaq delikate, serioze dhe shqetësuese nuk pati asnjë argument apo diskutim”, tha nënpresidentja Ilijana Jotova para gazetarëve në..

botuar më 25-11-06 6.01.MD

Deputetët hodhën poshtë veton e presidentit mbi Ligjin për Investimet

Shumica në parlament tejkaloi veton e presidentit mbi Ligjin për nxitjen e investimeve. Projektligji u miratua në lexim të dytë më 24 tetor, por presidenti Rumen Radev vendosi veto mbi disa pjesë të tij, duke argumentuar se rregullat e propozuara..

botuar më 25-11-06 5.24.MD