Planifikojmë që stina aktive turistike verore në Bullgari të fillojë më 1 korrik 2020 duke u respektuar strikt të gjitha kërkesat e domosdoshme shëndetësore. Këtë e deklaroi Ministrja e Turizmit Nikolina Angellkova, e cila shqyrtoi në biseda telefonike rimëkëmbjen e sektorit turistik pas krizës së koronavirusit me drejtorë ekzekutivë të turoperatorëve polakë, holandezë dhe atyre rumunë për tregun e Bullgarisë.
Ata kanë ripohuar interesin e vet ndaj vendit tonë për pushime verore. Sipas tyre perspektiva e Bullgarisë si destinacion turistik është e mirë për shkak të mundësive të saj të shumëllojshme për turizëm, bazës moderne dhe masave serioze për mbrojtjen e shëndetit të turistëve.Një tren special me vagonë retro do të udhëtojë çdo të shtunë dhe të diele gjatë korrikut në një itinerar nga stacioni Septemvri deri në stacionet Velingrad dhe Cvetino dhe në drejtim të kundërt me rastin e Festave të 51-ta Kulturore të Velingradit...
Byreku (banica) dhe Sallata jonë“Shopska” kanë qenë më shumë se një herë në pozitat kryesore të renditjeve gastronomike botërore. Por kuzhina kombëtare bullgare nuk përbëhet vetëm nga këto dy gjellë, qebapët , patatet e skuqura me djathë..
Në kulmin e verës, ne kërkojmë freski në male, dhe muajt korrik dhe gusht janë më të ngarkuarit për hotelet dhe vendet e akomodimit përgjatë rrjedhës së sipërme të Ardës. Një pamje e re panoramike do të tërheqë pushuesit përgjatë shtigjeve të Rodopeve..
"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia)...