Goditja e koronavirusit mbi turizmin para fillimit të sezonit veror është në të vërtet serioz. Por tani duhet të kërkojmë rrugëdalje praktike nga situata e vështirë dhe të hartojmë një plan veprimi dhe për rastet e ardhshme eventuale të krizave të tilla. Sipas specialistit në fushën e turizmit Rusllan Jordanov duhet të mësojmë se si të jetojmë në situata krizash. Ai është themeluesi i njërit prej portaleve informative më të njohura për turizëm (bgtourizm.bg) dhe ndjek nga afër sektorin. Për situatën konkrete ai pohon se për të menduar për zhvillim, më pare duhet të respektojmë parimin e 3D-ve – disipline, distance, dezinfektim.
„Sot turizmi bullgar ka nevojë për shumë gjëra, por tri janë më të rëndësishmet – arsim, qëndrim, respekt, thotë eksperti. Muajt e kaluar ishin një testim për punëdhënësit dhe për biznesin tonë. Por sot secili duhet të gjejë qasjen e vet – të jetë aktiv, i ndryshëm, novator. Hotelierët bullgarë pasuan humbje të mëdha, por shumica prej tyre ndërmorën masa. Besoj se qeveria do të gjejë mënyrat e drejta për të ndihmuar. Hapat e para janë bërë, por nuk mund të pritet vetëm ndihma e shtetit. Prandaj le të mos rrimë duarkryq, le të kërkojmë mundësitë e reja!”
Një nga mundësitë janë “vauçerët për turizëm”, për të cilët flitet shumë kohët e fundit. Por efikasitetin e tyre Rusllan Jordanov e shoh pak më ndryshe.
„Pasuria më e madhe e Bullgarisë është falas – natyra, malet, ajri i pastër, deti, ujërat termale. Dhe ne duhet ta përdorim atë. Kemi një organizatë shumë të fortë – Bashkimi bullgar i turizmit balnear dhe SPA. Me ndihmën e tyre mund të mendohet për forcimin e imunitetit të bullgarëve. Unë do të përkrahja pikërisht implementimin e vauçerëve të këtij lloji“.
Me idenë për të përkrahur në njëfarë mënyre sektorin turistik bullgar gjatë muajit maj sivjet bashkë me sajtin e vet Rusllan Jordanov organizoi ekspozitën turistike “Prenoto në Bullgari”.
„Qëllimi ishte që të inkurajojmë njerëzit në fushën e turizmit, të fillojnë të mendojnë përsëri dhe të shesin përsëri. 150 pjesëmarrës, ndër të cilët bashki, kompani turistike, hotelierë, restorante, atraksione turistike, morën pjesë në ekspozitën e parë online. Këtë herë drejtpërsëdrejti nga shtëpitë e tyre, nga celularët apo kompjuterët e tyre ata u njohën me të novitetet, me propozimet më atraktive në tregun turistik. Arritëm të tregojmë se në Bullgari ka vende të bukura me produkt turistik me cilësi të lartë. Morëm përkrahjen e personaliteteve të njohura si futbollisti Hristo Stoiçkov, kampionia e qitjes Marija Grozdeva, kampioni i gjimnastikës Jordan Jovçev etj. Turizmi është mënyra e jetesës. Turizmi – këta jemi ne. Me vizionin tonë, me veprimet tona ne prezantojmë jo vetëm vetveten, biznesin, punëdhënësin tonë, por dhe atdheun”.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: bgtourism.bg
Është ende herët për të bërë një përmbledhje, por gjithçka tregon se sezoni ka qenë i suksesshëm për vendpushimet në Bregdetin tonë Verior të Detit të Zi, ku "Allbena" po shndërrohet në një shembull emblematik të rimëkëmbjes së shumëpritur pas pandemisë...
Ato shfaqen në vendet më të pazakonshme – lart në mal apo në breg të detit, nën kurorat e pemëve apo direkt nën qiellin me yje. Bëhet fjalë për një dukuri relativisht të re në turizmin bullgar – të ashtuquajturat glamping-e . Termi vjen nga anglishtja..
Ish-Shtëpia-Monument e Partisë Komuniste Bullgare në majën Buzlluxha duhet të ruhet dhe të shndërrohet në një destinacion turistik, i cili do të sjellë përfitime dhe të ardhura për rajonin. Rreth kësaj ideje u bashkuan vizitorët e Festivalit "Open..