Ministri i Sportit Krasen Kralev përshëndeti olimpikët bullgarë, trajnerët dhe miqtë e sportit me rastin e Ditës Olimpike Ndërkombëtare dhe Ditës së Olimpikut Bullgar. Ai rikujtoi se Bullgaria është një nga 14 shtetet, të cilat kanë marrë pjesë në olimpiadën e parë bashkëkohore në Athinë në vitin 1896 dhe i falënderoi të gjithë sportistët dhe trajnerët e tyre, të cilët kanë mbrojtur nderin e shtetit tonë.
Deri tani Bullgaria ka fituar gjithsej 244 medalje olimpike, 218 prej tyre janë nga lojërat verore olimpike. Vendi ynë ka 52 medalje të arta olimpike, më shumë medalje të arta – 10, janë fituar në olimpiadën në Seul në vitin 1988. Sporti bullgar me më shumë medalje është mundja (stili klasik dhe ai i lirë) – gjithsej 69.Ekuipazhi bullgar i jahtit “Ivana dhe Aleks” fitoi Kampionatin Evropian të Lundrimit me Vela në Korsikë, që u zhvillua midis 7 dhe 12 tetorit. Ky është titulli i parë evropian për Bullgarinë dhe një sukses historik për lundrimin kombëtar, raportoi..
Bullgaria humbi 0:4 ndaj kampiones evropiane të futbollit, Spanjës, në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës në Grupin "E". Mikel Merino shënoi dy gola për fituesit. Atanas Çernev shënoi një autogol 11 minuta para përfundimit të ndeshjes. Në..
Sofja do të presë ndeshjet e ekipit kombëtar bullgar në fazën grupore të Kampionatit Evropian të Volejbollit për Meshkuj 2026, vendosi Bordi Drejtues i Federatës Bullgare të Volejbollit në mbledhjen e tij të jashtëzakonshme. Ekipi bullgar, i cili..