Godina kryesore e Bashkisë së Sofjes nuk do të mbyllet për shkak të këshilltarëve bashkiakë, të cilët janë të sëmurë nga Covid-19, tha për Radion Kombëtare Bullgare Zv. Kryetari i Bashkisë Donço Barballov. Ai shpjegoi se në çdo 4 orë gjatë ditës së punës të gjitha ambientet e godinës dezinfektohen.
Do të testohen vetëm njerëzit, të cilët kanë qenë në kontakt me këshilltarët e infektuar. Për koronavirus po testohet dhe personeli i kopshteve të fëmijëve në Sofje, patronazhit social dhe spitaleve.
Po të ketë dhe dyshimin më të vogël, menjëherë bëhen testime sipas metodës PCR për të gjithë nëpunësit e administratës, ishte kategorik Barballov.
Policia njoftoi se ka dyfishuar ekipet, të cilat kontrollojnë mbajtjen e maskave në vendet e mbyllura publike, pasi autoritetet e shëndetësisë urdhëruan mbajtjen e tyre të detyrueshme në ambiente të tilla.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..