Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjendja e jashtëzakonshme epidemike mbetet në fuqi deri më 15 korrik

Foto: BTA

Deri më 15 korrik zgajtet afati i gjendjes së jashtëzakonshme epidemike, bëri të ditur Kryeministri Bojko Borisov. Nuk do të shpallim masa të reja më të ashpra kundër epidemisë, tha ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev. Në fuqi mbeten kërkesat për mbajtjen e distancës sociale dhe higjienës personale. Kontrolli do të jetë i forcuar. Vendimi është marrë në bazë të analizës së thelluar të zhvillimit të sëmundjes, shpjegoi Ananiev.

Lidhur me masat Kryeministri tha se askush në botë nuk mund të thotë çfarë pikërisht është e drejtë. E gjithë bota provon dhe nganjëherë gabon. Ai paralajmëroi Ministrin e sportit se stadiumet do të mbyllen për shkak të sjelljes së tifozëve. 





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria i kërkon SHBA-së të shtyjë pagesën sipas kontratës për F-16

Ministria e Mbrojtjes po kërkon shtyrjen e njërës prej pagesave të mëdha sipas kontratës për avionin e dytë F-16 deri në vitin 2028. Ministri i Mbrojtjes, Atanas Zaprjanov, tha se kjo është e nevojshme sepse vendi ynë do të hasë vështirësi në zbatimin..

botuar më 25-11-14 6.32.MD
Bojko Borisov

Qeveria nuk do t'i japë me qira pronë të "Lukoil"-it në Bullgari

Shpresojmë që sot Bullgaria të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër kompanisë ruse "Lukoil", siç ka në Gjermani - për 6 muaj. Këtë e deklaroi në margjinat e parlamentit Bojko Borisov, kreu i partisë në pushtet GERB. Në..

botuar më 25-11-14 3.19.MD
Rumen Specov

Rumen Specov është propozimi për menaxher special të "Lukoil Bullgaria"

Nominimi për menaxher special, i cili do të marrë përsipër katër kompanitë e "Lukoil Bullgaria", është Rumen Specov, njoftoi Ministri i Ekonomisë Petër Dillov. "Personi i nominuar nga unë përmbush të gjitha kërkesat ligjore", ishte kategorik Dillov...

botuar më 25-11-14 3.06.MD