Pas një operacioni të shpëtimit që vazhdoi 4 orë tri punëtorët ishin nxjerrë të gjallë nga rrënojat në tunelin “Zheleznica” të Autostradës “Struma”, bëri të ditur Ministri i shëndetësisë Kirill Anaiev. Njerëzit e lënduar janë transportuar në spitalin e Bllagoevgradit dhe nuk ka rrezik për jetën e e tyre.
Tuneli është pjesë e aksit të fundit të autostradës, i cili është më i ndërlikuar dhe i vështirë për të ndërtuar. Kjo autostradë lidh Sofjen me kufirin grek dhe aksi në fjalë kalon përmes terrenit malor në Grykën e Kresnës.
Në objekt punohet 24 orë 7 ditë në javë. Ky është tuneli më i gjatë i ndërtuar deri tani në Bullgari me dy gypa, secila me gjatësi nga 2 kilometra.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..