Skuadra e CSKA-së-Sofja u klasifikua për finalet e turneut për Kupën e Bullgarisë për stinën 2019-2020 pas fitores në ndeshjen revansh kundër Botevit (Plovdiv) me 2:0. Pas rezultatit baras në ndeshjen e parë “të kuqit” fituan pas një autogoli të ish-lojtarit të tyre Ivan Bandallovski, i cili tani luan në skuadrën Botev, dhe akoma një sulmi të suksesshëm të sulmuesit të tyre të tanishëm Ali Sowe. Në finale CSKA- Sofja do të ndeshet me Llokomotiv (Plovdiv).
Skuadra kombëtare bullgare e volejbollit po shkruan histori në Filipine pasi pas 55 vitesh është përsëri në finalen e Kampionatit Botëror. Bullgarët janë ekipi më i ri në Kampionat, por kjo nuk i pengoi të arrijnë një sukses të madh, duke arritur..
Në një ndeshje dramatike, volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar mposhtën SHBA-në me rezultatin 3:2 (21:25, 19:25, 25:17, 25:22, 15:13) në Pasay City, Filipine, para 10 181 spektatorëve në një garë për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës...
Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..