Partia e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç fitoi zgjedhjet
Partia progresive serbe e Presidentit Aleksandër Vuçiç fitoi në zgjedhjet parlamentare duke marrë 63% të votave. Partneri i saj i koalicionit – Partia Socialiste e Ivica Daçiçit, është e dytë me mbi 10%. Zgjedhjet u zhvilluan më 21 qershor në kushtet e pandemisë dhe të një opozite të ndare. Menjëherë pas zgjedhjeve u rifilluan bisedimet për Kosovën. Në Beograd mbërriti i dërguari i posaçëm i BE-së Miroslav Lajçak, i cili deklaroi se BE-ja do një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Beogradit dhe Prishtinës. Pasoi një takim i Vuçiçit në Moskë me Presidentin Vladimir Putin. Më 27 qershor Presidenti serb do të takohet në Uashington me Donald Trump dhe me Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg shprehu shpresë se në Uashington do të vendoset “fillimi i fundit të kundërshtimeve shumëvjeçare mes Beogradit dhe Prishtinës”.
Hashim Thaçi u akuzua për krime kundër njerëzimit
Në takimin për rifillimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit në Uashington duhej të ishte i pranishëm edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, por ai nuk mori pjesë pasi Prokuroria Speciale në Hagë, e cila heton krimet ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ngriti akuza kundër Thaçit dhe akoma disa vetave për krime kundër njerëzimit.
Maqedonia e Veriut është në fushatë paraelektroale
Maqedonia e Veriut hyri në fushatë paraelektroale në kushtet e pandemisë. Zgjedhjet e parakohshme duhej të zhvilloheshin më 12 prill, por u shtynë për shkak të koronavirusit. Pas shumë debateve partitë politike u morën vesh për datën 15 korrik, ndërsa fushata ishte e shkurtër dhe virtuale, pa mitingjet e mëdha tradicionale. Për 120 vende në Parlament do të konkurrojnë 15 subjekte politike. Në vazhdim të disa muajve Maqedonia e Veriut luftonte kundër pandemisë me një kabinet të përkohshëm, ndërsa vendimet merreshin nga Stevo Pendarovski.
Përmbytje me viktima në Rumani
Shirat e rrëmbyeshëm gjatë kësaj jave shkaktuan përmbytje në pjesa të ndryshme të vendit. Tre veta vdiqën. Si rrjedhim i sasisë së madhe të shirave në disa vende situata rrugore është e vështirësuar dhe disa rrugë janë mbyllur përkohshëm për shkak të përmbytjeve.
Turqia do të bëjë teste për Covid-19 në aeroportet e mëdha
Turqia do të hapë qendra për testime për Covid-19 në aeroportet më të ngarkuara që nga data 1 korrik, ndërsa nga 15 korriku – edhe në aeroportet e tjera. Këtë e bëri të ditur Ministri i Kulturës dhe Turizmit në vend Mehmet Nuri Ersoy. Sipas fjalëve të tij pothuajse 730 hotele dhe mbi 900 restorante kanë aplikuar që të marrin certifikata për turizëm të sigurt. Rreth 11% e PBB-së së vendit varet nga turizmi. Prandaj Ankaraja zhvillon bisedime aktive me Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Rusinë për rifillimin e fluturimeve të rregullta charter me kapacitetin e tyre të plotë. Këto janë tri vendet, nga të cilat mbërrijnë më shumë turistë.
Greqia përpiqet ta shpëtojë stinën turistike
Ishujt Thassos dhe Samothrake, si dhe rajonet turistike në Greqinë e Veriut, tashmë janë hit ndër të huajit, bëri të ditur nga Greqia korrespondentja e BNR-së Katja Peeva. Sipas autoriteteve vendore për muajt korrik dhe gusht rezervimet tashmë kanë tejkaluar 85%. Shumë prej hoteleve janë rezervuar krejtësisht edhe për muajin shtator. Klientët janë kryesisht bullgarë, rumunë dhe serbë. Në Halkidiki mbërrijnë turistë me automjetet e tyre nga mbarë Evropa. Në të njëjtën kohë turistët në ishujt e njohur Mikonos dhe Kretë nuk do të jenë mbi 30% të numrit të vitit të kaluar. Mysafirët e huaj pohojnë se preferojnë t’i kalojnë pushimet atje, ku mund të shkojnë me automjet të vet dhe përmbahen nga përdorimi i trageteve dhe aeroplanëve.
Përpilues: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë..