KE miratoi ridrejtimin e 20 mln eurosh të parashikuara për politikën e kohezionit drejt sistemit të shëndetësisë në Bullgari në mbështetje të vendit për kundërvënie të koronavirusit. Me këtë financim do të blihen 377 aparate për frymëmarrje, mbi 2 mln maska dhe 177 mijë teste për koronavirus. Përveç kësaj sistemi shëndetësor bullgar tashmë mori 71 miliona euro të ridrejtuara nga programi “Regjionet në Rritje” . Kjo shumë është parashikuar për 400 ambulanca të reja, për përmirësimin e gjendjes së qendrave të mjekësisë urgjente në 230 vende.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..