Shefi i Departamentit “Narkotikë” në Drejtorinë Kryesore të Luftës me Krimin e Organizuar dhe dy nëpunës të tjerë të Ministrisë së Brendshme u arrestuan, tha në një brifing të jashtëzakonshëm kryeprokurori Ivan Geshev. Ata dyshohen në sigurimin e “çadrës” për punën e grupeve të organizuara kriminale që merren me trafikun e narkotikëve jo vetëm në territorin e Bullgarisë. Ministri i Brendshëm Mlladen Marinov tha se do të analizohet veprimtaria e Drejtorisë Kryesore të Luftës me Krimin e Organizuar. Ai shtoi se udhëheqja e Ministrisë së Brendshme duhet të ofrojë ndryshime të cilat të përmirësojnë situatën në dikaster.
Më vonë operacioni u shqyrtua në një takim mes Kryeministrit Bojko Borisov dhe Ministrit të Punëve të Brendshme Mlladen Marinov. Kryeministri kërkoi dorëheqjet e zëvendëskryesekretarit të MPB-së Georgi Arabaxhiev dhe të drejtorit të Kryedrejtorisë “Luftimi i kriminalitetit të organizuar” Ivajllo Spiridonov. Pas takimit Arabaxhiev dhe Spiridonov dhanë dorëheqje.Raportimet e shumta për manipulim të votës së qytetarëve bullgarë, për falsifikim të fletëve të votimit, për shtim votash, për vota të detyruara, të kontrolluara dhe të blera, të cilat përhapen në mjedisin publik pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme..
Anulimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare – kështu kërkon Iniciativa Qytetare për mosnjohje të rezultateve të zgjedhjeve për Kuvendin e 51-të Kombëtar, raporton reporteri i BNR-së, Daniell Inkov. Presidenti kërkon përgjigje nga institucionet..
Qeveria e përkohshme nuk do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e zgjedhjeve të 27 tetorit, tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev. Ministria e Brendshme dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare i dorëzuan tashmë presidentit, parlamentit..
Temperaturat minimale të shtunën do të lëvizin ndërmjet 5° dhe 10°, vende-vende në ultësira dhe lugina nga 1° deri në 4°, në Sofje rreth 4°. Gjatë..
Qeveria e përkohshme nuk do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e zgjedhjeve të 27 tetorit, tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev...
Iluminizmi është një kategori shpirtërore unike, gjithëbullgare - një fjalë që ka mbledhur në vetvete mençurinë dhe forcën shpirtërore të popullit tonë,..