Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

71% e bullgarëve miratojnë anëtarësimin tonë në BE, 60% - në NATO

Foto: BGNES

Që nga fundi i vitit 2019 deri tani nuk janë regjistruar ndryshime të konsiderueshme në qëndrimet publike sa i përket anëtarësisë së Bullgarisë në BE. 71% e bullgarëve e miratojnë, ndërsa 19% nuk e miratojnë. Sipas parimit partiak qëndrim pozitiv ndaj anëtarësimit në BE kanë 96% prej zgjedhësve të GERB-it dhe 49% e votuesve për Partinë Socialiste Bullgare (BSP).

Këtë e tregojnë të dhënat e agjencisë sociologjike “Exacta Research Group” të një sondazhi të zhvilluar në periudhën 6-13 qershor. Anëtarësia e Bullgarisë në NATO është miratuar nga 60% e respondentëve, ndërsa 25% nuk e miratojnë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Detarët bullgarë të kapur janë në atdhe

Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy bullgarët në bord u rrëmbye në Detin e Kuq më 19 nëntor 2023, pak pas fillimit të armiqësive në..

rinovuar më 25-01-23 6.14.MD

Qytetarët protestuan në mbështetje të Parkut Natyror “Sinite Kamëni” (“Gurët Blu”)

Ambientalistët protestuan para Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave kundër synimeve për reduktimin e territorit të Parkut Natyror “Sinite Kamëni” (“Gurët Blu”) dhe krijimin e vendbanimeve. Sipas ambientalistëve, nëse nuk ndërpritet ndërtimi në park,..

botuar më 25-01-23 3.51.MD
Temenuzhka Petkova

Deficiti buxhetor është 18 miliardë leva (afërsisht 9 miliardë euro)

Gjendja e financave publike është jashtëzakonisht shqetësuese. Sipas ministres së financave Temenuzhka Petkova, deficiti është 18 miliardë leva, prandaj nuk parashikohen kosto për ndërtimin e infrastrukturës. Petkova theksoi se sa më gjatë të mos ketë..

botuar më 25-01-23 3.14.MD