Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rregulla të rrepta për përdorimin e pajisjeve SPA në vendpushime

Sijka Kacarova: SPA hotelet janë një vend i sigurt për qëndrim dhe pushime

Foto: Ani Petrova

Që nga kohërat e lashta burimet kuruese në trojet tona kanë pasur famë të madhe. Vetitë e tyre të favorshme për shëndetin e njeriut i kanë vlerësuar perandorë të ndryshëm romakë. Sot Bullgaria zë një prej vendeve të para në Evropë për nga burimet me ujë mineral dhe ujë burimi me cilësi shumë të lartë si për të pirë, ashtu dhe për mjekimin e shumë sëmundjeve.

Mbi 500 burime minerale me temperaturë nga 37 deri në 100 gradë, ajër i pastër, natyrë e mrekullueshme, klimë е butë, ushqim i shijshëm dhe çmime të leverdishme – e gjithë kjo i tërheq turistët për ta zgjedhur vendin tonë për pushime.Për fat të keq planifikimi i pushimeve të pritura sivjet është vështirësuar për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila e vendosi degën turistike para vështirësive të mëdha, me pasoja të paqarta.


Si do të ndikojë mungesa e turistëve të huaj mbi turizmin SPA dhe si do të kompensohen humbjet?

Sijka Kacarova, kryetare e Bashkimit Bullgar të Balneologjisë dhe SPA Turizmit, shpreson që tregjet e huaja “të fillojnë të lëvizin ngadalë”.

Spa turizmi në brendësinë e vendin varet jo vetëm nga tregu bullgar, por edhe nga tregu izraelit– po vazhdon ajo. – Gjatë verës në vendpushimet Devin, Hisarja , Kjustendill punohet kryesisht me turistë nga Izraeli, por ende nuk kemi marrë leje për këtë treg dhe turistët e parë do të mbërrijnë jo më herët se 1 gushti. Është me rëndësi të nënvizojmë gjithashtu se gjatë këtij viti njerëzit e moshuar nuk do të udhëtojnë. Sipas një informacioni nga turoperatorët 2020-ta është përjashtuar për prevencë dhe rehabilitim të njerëzve mbi 70 vjeç.”

Në qoftë se mbërrijnë turistë izraelitë te ne këta do të jenë kryesisht të rinj dhe familje me fëmijë të vegjël, të cilët nuk janë nga grupi i rrezikuar. Mirëpo, ata nuk mund të kompensojnë humbjet në degë.

“Hotelierët janë të qartë se sivjet do të punojnë me kapacitet të pakësuar – thotë gjithashtu Sijka Kacarova. – Kërkesat janë që 24 orë pas dezinfektimit të dhomës së hotelit atje të mos vendosen turistë. Është e sigurt se të gjithë do të pësojnë humbje.”

Pa ndihmën e shtetit dhe programe drejtuar turizmit, një sërë afaristësh nuk do të mbijetojnë, është kategorike Sijka Kacarova. Prandaj edhe masat e propozuara nga Ministria е Punës dhe Politikës Sociale për ndihmë të punësimit do të jenë me rëndësi të madhe, sepse nëpërmjet tyre mund të ruhen shumë vende pune në rajonet, ku turizmi është mënyra e vetme e jetesës. Sipas kryetares së Bashkimit të Balneologjisë SPA hotelet te ne janë një vend i sigurt për qëndrim dhe pushime, ku ka rregulla të rrepta për procedurat balneare dhe përdorimin e pajisjeve.

“Personeli punon gjithmonë me maska. SPA-qendrat dezinfektohen sipas protokollit, si dhe pishinat – shtoi ajo. – Banjat me avull nuk janë të hapura, dhomat e kripës dhe hamami turk përdoren vetëm në mënyrë individuale. Në pishinën termale hyn vetëm një numër i veçantë njerëzish. Mes shezlongjeve ka një distancë nga një metër e gjysmë, ndërsa klientëve u rekomandohet përdorimi i maskave për procedura të veçanta.Të gjitha këto rregulla janë në interes të klientëve.”

Vitin e kaluar Bullgaria ishte përfshirë në listën e kompanive të sigurimeve shëndetësore të tregut gjerman të sigurimeve shëndetësore. Qëllimi është rritja e numrit të turistëve gjermanë te ne për turizëm balnear. Numri i pritur këtë vit është rreth 5000, por Sijka Kacarova është skeptike, se ai do të arrihet, megjithëse gjermanët mbërrijnë te ne kryesisht gjatë vjeshtës.  

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Estetikë urbane dhe jetesë e lidhur me detin - jeta në qytetin antik Anhiallo, Pomorie e sotme

Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..

botuar më 24-11-15 7.35.PD

Veliko Tërnovo - një qytet i lashtë dhe i ri

Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..

botuar më 24-11-14 7.30.PD

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD