Bullgaria nuk do të japë garanci shtetërore për projektin e Centralit Atomik Elektrik “Belene” dhe nuk do të lidhë kontrata afatgjata për blerjen e energjisë elektrike, tha para Televizionit Kombëtar Bullgar ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova. Nëse Komisioni Evropian duhet prapë të miratojë dokumentet e projektit për shkak të afateve të skaduara të lejeve, Petkova tha, se ky është detyrim i investitorit të ardhshëm. Ajo shtoi se zgjedhje e investitorit strategjik të centralit nuk është i paracaktuar megjithë memorandumin e nënshkruar me “Rosatom”, General Electric dhe Framatome.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..