Po vazhdon përgatitja për Ekspozitën ndërkombëtare për teknikë dhe shërbime ushtarake “Hemus 2020 – mbrojtje, antiterrorizëm, siguri”, e cila do të zhvillohet nga 30 shtator deri më 3 tetor në Plovdiv. Ekspozita organizohet një herë në dy vjet tashmë çerek shekulli nën patronazhin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Ekonomisë.
Programi i sivjetshëm përfshin forum industrial, konferencë shkencore, demonstrim të teknikës. Fillimisht ekspozita ishte parashikuar për muajin maj 2020, por ishte shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Për këtë arsye organizatorët do të zbatojnë një protokoll të posaçëm të sigurisë, sipas rekomandimeve të Asociacionit Botëror të Industrisë së Ekspozitave.
Më 30 prill, në ndërtesën e Kongresit Amerikan u zhvillua një takim midis një delegacioni nga partia "Vëzrazhdane" dhe deputetit republikan Keith Self, i cili është zëvendëskryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së..
Në Bullgari, legjislacioni është i tillë që nuk mund të mbahet një grevë mbarëkombëtare. Këtë ia shpjegoi Radios Kombëtare Bullgare nënkryetari i sindikatës më të madhe, Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari Todor Kapitanov. Ai theksoi..
Bullgaria t’i sigurojë ujë Greqisë nga lumi Arda për 5 vjet, ky propozim për Greqinë u miratua nga qeveria bullgare. Në draft-deklaratën e përbashkët mbi përdorimin e ujërave të lumit Arda u shënua se të dyja palët konfirmuan se angazhimi i mëparshëm..