Autoritetet bullgare zgjatin ndalimin e përkohshëm të hyrjes në Bullgari deri më 15 korrik 2020 të të gjithë shtetasve, pavarësisht nga shtetësia e tyre në të gjitha pikat e kalimit kufitar të transportit tokësor, ajror, detar dhe hekurudhor. Kjo masë kufizuese nuk është e zbatueshme për: shtetasit bullgarë, shtetasit e shteteve të BE-së, Britanisë së Madhe, Irlandës së Veriut, vendeve të zonës Shengen duke përfshirë San Marinon, Andorrën, Monakon dhe Vatikanin si dhe të vendeve të treta si: Serbia, Mali i zi dhe Bosnjë Hercegovina.
Nuk ka kufizime dhe për profesionistët dhe studiuesit mjekësorë si dhe punonjësit socialë, të cilët transportojnë produkte mjekësore, për personelin e kompanive të transportit ndërkombëtar, për zyrtarët e huaj, anëtarët e delegacioneve të tyre dhe diplomatët, për përfaqësuesit tregtarë dhe investitorët ekonomikë si dhe familjarët e tyre gjatë udhëtimeve për arsye pune ose studim tregu. Punëtorët sezonalë të punësuar në bujqësi ose turizëm dhe për studentët, të cilët udhëtojnë për arsyen e mbylljes së vitit akademik 2019-2020 si dhe për regjistrimin për vitin akademik 2020-2021, kur nuk ofrohet mundësia e shërbimit në distancë gjithashtu mund të hyjnë në territorin e Bullgarisë.
Çdo shtetas, që hyn në territorin e Bullgarisë nga Britania e Madhe, Suedia dhe Irlanda e Veriut dhe vendet e treta, ku përfshihet edhe Shqipëria dhe Kosova, vendoset në karantinë për një periudhë 14-ditore në vendbanimin e tij ose në vendin e akomodimit të përcaktuar.
Kalimi tranzit në territorin e Bullgarisë lejohet për shtetasit e shteteve anëtare të BE-së dhe vendeve Shengen duke përfshirë San Marinon, Andorrën, Monakon dhe Vatikanin si dhe anëtarët e familjes së tyre, që kërkojnë të kthehen në vendbanimin e tyre. Tranzit përmes Bullgarisë mund të kalojnë dhe shtetasit e vendeve të treta, që kanë një lejeqëndrimi afatgjatë në një nga shtetet e lartpërmendura, që kërkojnë të kthehen në vendbanimin e tyre. Nuk ka pengesa për kalimin dhe për shtetasit e Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë Hercegovinës, Shqipërisë, Kosovës dhe Turqisë, që kërkojnë të kthehen në vendin e origjinës.
Kalimi tranzit lejohet vetëm kur garantohet largimi i menjëhershëm nga territori bullgar.
Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..
Rasti me një qen të shkelur nga një mjek në një lagje të kryeqytetit shkaktoi një valë pakënaqësie publike dhe organizimin e një proteste në Sofje, e cila do të zhvillohet sot para Akademisë Ushtarako-Mjekësore – institucioni shëndetësor ku punon mjeku...
E ashtuquajtura “Vulë e dygjuhësisë” u krijua në vitin 2011 në shtetin amerikan të Kalifornisë me idenë se, në kushtet e një ekonomie dhe marrëdhëniesh të globalizuara, një person nuk mund ta zhvillojë plotësisht potencialin e tij duke ditur vetëm një..
Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të..
81.2% e bullgarëve nuk besojnë se demokracia në Bullgari është reale, 78.2% dyshojnë se tranzicioni ka mbaruar dhe 57.6% nuk janë të bindur se..