Para mbledhjes së rregullt të këshillit të ministrave Kryeministri Bojko Borisov dhe Ministri i mjedisit Emill Dimitrov shkëmbyen replika të ashpra. Diskutim shkaktoi rehabilitimi i një rajoni të dëmtuar nga turistët në Parkun natyror „Rila” në kuadrin e një projekti të financuar me mjete evropiane.
Plani për rehabilitim përfshin mbulimin e shtigjeve kryesore turistike me zhavorr dhe vendosjen pranë tyre të gardheve prej druri.
Kryeministri tha se dje ka urdhëruar ndalimin e punëve mbi projektin dhe bëri thirrje që ministri të takohet me ambientalistët, të cilët kanë sinjalizuar për zhvillimin e punimeve të ndërtimit në parkun kombëtar.
Pavarësisht se objektivat mund të jenë më të mirat, ato mund të realizohen pa konfrontim me organizatat e mbrojtësve të natyrës, është i mendimit Borisovi. Nga ana e vet Ministri Dimitrov pohoi se ai është kundër përdorimit të teknikës së rëndë në parkun e mbrojtur dhe se rinovimi mund të bëhet dhe pa përdorimin e saj.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..