Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rumania ka shtyrë dobësimin e masave kundër koronavirusit

Foto: EPA/BGNES

Rumania ka shtyrë dobësimin e masave kundër epidemisë për shkak numrit të rritur të të infektuarve me Covid-19. Kryeministri Ludovic Orban tha se zhvillimi i situatës gjatë disa ditëve të fundit i bën autoritetet për të qenë të vëmendshëm sa u përket masave  për lehtësimin e kufizimeve. Që nga 1 korriku pritej hapja e ambienteve të mbyllura të restoranteve, kinematë, sallat për spektakle dhe pishinat në të mbyllur. Deri tani kriza e koronavirusit i ka kushtuar Rumanisë 3.1 mlrd leu, deklaroi Ministri i Financave Florin Kacu. Ministri shtoi gjithashtu se në këtë shumë nuk është përfshirë rritja e premtuar dhe e pagave të punonjësve mjekësorë në mbarë vendin.


Shtëpia e Bardhë nuk heq dorë të rifillojë bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit

Foto: iStock

U rrëzua takimi i planifikuar më 27 qershor mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës në Uashington. Dialogu nuk u mbajt pasi Prokuroria e Specializuar për krime ushtarake të Ushtrisë për Çlirimin e Kosovës ngriti akuza kundër Kreut të Shtetit Hashim Thaçi dhe akoma disa politikanëve në vend për krime ushtarake dhe krime kundër njerëzimit. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se do të japë dorëheqje menjëherë, në qoftë se aktakuza kundër tij konfirmohet zyrtarisht. Presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili do që të jetë ndërmjetës në kundërshtimet që prej dekadash mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës i dha sinjal të dërguarit të tij të posaçëm Richard Grenell për t’i vazhduar bisedimet.


Pakënaqësi për mbylljen e kufirit me Greqinë

Foto: BGNES

Në provincën greke Evros protestojnë kundër vendimit të Athinës që të lejohet hyrja përmes PKK-së “Makaza” me Bullgarinë vetëm po të ketë raste urgjente. Bashkimi i hotelierëve nga provinca Evros, si dhe nënprefekti i dërguan kërkesë personale Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis për hapjen e PKK-së “Makaza” për kalimin e lirë të turistëve. Deri në krizën u arrit pasi Greqia i detyroi të gjithë të huajit që vijnë në vend për të plotësuar një deklaratë paraprake me QR kod. Mirëpo, tani për tani vetëm në PKK Kullata-Promahon ka mundësi për identifikimin e QR kodit.


Kroacia hapi kufirin e saj drejt Serbisë

Foto: EPA/BGNES

Kroacia hapi përsëri kufirin e saj për shtetas të huaj, të cilët mund të hyjnë lirisht pa karantinë 14 ditore. Kjo u bë fakt në mesnatë më 1 korrik, pasi Këshilli i BE-së u rekomandoi shteteve anëtare për t’i hapur kufijtë e tyre për 15 vende, ndër të cilat është edhe Serbia. Nga ana e vet Serbia hapi kufijtë e saj për shtetas të Kroacisë, Bosnjës e Hercegovinës dhe të shteteve të tjera menjëherë pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit më 6 maj.


Janë gati kornizat e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut në BE

Foto: EPA/BGNES

Komisioni Evropian i dorëzoi Këshillit të BE-së kornizat e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut. Përmbajtja e tyre nuk do të shpallet para miratimit të Këshillit. Kornizat janë ndarë në tri grupe: parimet kryesore të negociatave për anëtarësim, negociatat reale dhe procedura e negociatave, e cila ndjek aplikimin e tërësishëm të legjislacionit evropian në vendet-kandidate. Në dallim të kornizave të negociatave me shtete të tjera Brukseli ka shtuar për Tiranën dhe Shkupin edhe metodologjinë e re të negociatave të miratuar gjatë muajit mars. Kjo do të thotë se negociatat mund të pezullohen në çdo kohë, në varësi të zhvillimit të legjislacionit evropian, dhe të vazhdohen sipas meritave të çdo një shteti të veçantë.


Mali i Zi legalizoi martesat e personave të gjinisë së njëjtë

Foto: arkiv

Parlamenti i Malit të Zi legalizoi martesat e personave të gjinisë së njëjtë dhe kështu Mali i Zi u bë shteti i parë evropian jashtë BE-së, i cili njeh zyrtarisht martesat mes personave të sekseve të njëjta. Ligji u votua nga 42 deputetë nga gjithsej 81 në Parlament. Në korrik të 2019-ës Parlamenti hodhi poshtë projektligjin. Katër deputetë nga pakicat kombëtare, të cilat janë pjesë e koalicionit në pushtet në Malin e Zi bashkë me Partinë Demokratike të Socialistëve dhe Socialdemokratët, nuk e përkrahën ligjin. Kundër ishte edhe pjesa më e madhe e opozitës. Miratimi i ligjit u përshëndet nga liderët e vendit, të cilët e vlerësuan si ripohim të vlerave evropiane. Mali i Zi është shteti i 32 anëtar i OKB-së, i cili i ka legalizuar këto martesa.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Абдуллах Йоджалан

Ngjarjet me adresë ballkanike

Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..

botuar më 24-10-26 2.00.MD

Fushata e dobët zgjedhore dhe pritshmëria për një tjetër votim të parakohshëm vitin e ardhshëm

Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..

botuar më 24-10-25 1.22.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë bën thirrje që të votohet për finalen e 'Lojës së Zgjedhjeve'

Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..

botuar më 24-10-23 1.16.MD