Një kredi prej 500 000 eurosh do të kërkojë Bullgaria me qëllim ruajtjen e nivelit të punësimit në shtet. Pritet se vendi do të disponojë me këto fonde që para fundit të 2020-ës.
Po shqyrtohen dhe mundësitë për aplikim në kuadrin e instrumentit SURE të BE-së, sidomos për financimin e masës kundër krizës të njohur si “60/40”. Buxheti i përbashkët i SURE do të jetë 100 mlrd. euro dhe vendet-anëtare mund të marrin mjete për financimin e masave të veta kombëtare për ruajtjen e punësimit.
Pritet se kredia për qeverinë bullgare do të jetë me kushte të favorshme dhe shteti do ta parapëlqejë para shitjes së obligacioneve ndërkombëtare. Pandemia e Covid-19 dhe pasojat ekonomike prej saj nuk mund të prognozohen dhe prandaj nuk mund të thuhet në se do të ketë nevojë për emetime në tregjet financiare ndërkombëtare, shpjegojnë nga Ministria e Financave
Nominimi për menaxher special, i cili do të marrë përsipër katër kompanitë e "Lukoil Bullgaria", është Rumen Specov, njoftoi Ministri i Ekonomisë Petër Dillov. "Personi i nominuar nga unë përmbush të gjitha kërkesat ligjore", ishte kategorik Dillov...
Komisioni Evropian ka vendosur përkohësisht “në pauzë” procesin e vlerësimit paraprak të kërkesës së Bullgarisë për këstin e tretë të pagesës nga Plani Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, i cili kap vlerën e 1.6 miliardë eurosh, raportuan për..
Përfaqësues të koalicionit politik “BSP – e majta e bashkuar”, pjesë e qeverisjes së vendit – deputeti Galin Durev, Rumen Petkov dhe Ilijan Sarandaliev – vizituan Moskën. Ata patën takime me kryetarin e Komitetit për Energjinë të Rusisë, Nikollaj..
Komisioni Evropian njoftoi se miratoi 70 projekte në BE me vlerë mbi 600 milionë euro, të cilat synojnë zhvillimin e karburanteve alternative dhe uljen..
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Sizmologjike pranë Institutit Kombëtar të Gjeofizikës, Gjeodezisë dhe Gjeografisë të Akademisë Bullgare të..
Në vitin 2026, Bullgaria do të kryesojë një nga strategjitë e rëndësishme për BE-në - Danubin. Dorëzimi i presidencës u bë nëpërmjet një timoni..