Vrapuesi i ultra-maratoneve Bozhidar Antonov përsëri befason me arritjen e tij të fundit – ngjitja radhazi e tri majave më të larta të maleve Rila, Pirin dhe Stara Pllanina. Në këtë sfidë ai përdorte biçikletë në vendet ku nuk vraponte.
Dëshira e Antonovit ishte që të ngjitë majat për më pak se një ditë, por më në fund arriti ta bëjë këtë për 26 orë dhe 6 minuta për shkak të problemit me biçikletën.
Sportisti është rekordist dhe në kalimin e distancës 600-kilometrash nga maja Kom deri në kepin Emine. Ky itinerar ndjek kurrizin e malit Stara Pllanina. Në fillim të shtatorit 2018 ai kaloi distancën për 4 ditë, 8 orë dhe 27 minuta.
Bullgari Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e tij të gjashtë botëror në klasën F55 të hedhjes së gjyles në Kampionatin Botëror për persona me aftësi të kufizuara në Delhi të Indisë. Kampioni dy herë olimpik nga Rio de Janeiro 2016 dhe Parisi 2024..
Në Kampionatin Botëror të Volejbollit në Filipine, bullgarët shkruan histori, duke fituar një medalje argjendi nga Kampionati Botëror për herë të dytë në historinë e volejbollit bullgar pas një ndërprerjeje prej 55 vitesh ! Në betejën..
Skuadra kombëtare bullgare e volejbollit po shkruan histori në Filipine pasi pas 55 vitesh është përsëri në finalen e Kampionatit Botëror. Bullgarët janë ekipi më i ri në Kampionat, por kjo nuk i pengoi të arrijnë një sukses të madh, duke arritur..