Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët në Komi: Po e shpërndajmë kulturën bullgare në Komi

Edhe sot emri i kësaj republike veriore ruse shkakton asociacione dhe kujtime tek bullgarët e shumtë...

Foto: arkiv personal

Gjatë vitit 1967 midis Bashkimit Sovjetik dhe Bullgarisë është nënshkruar marrëveshje për prodhim dhe nxjerrje të një materiali të përbashkët drusor me Republikën Autonome Komi. Për çerek shekull në bazë të kësaj marrëveshjeje në Komi kanë jetuar, kanë punuar dhe mësuar afro 100 mijë bullgarë. Në sajë të tyre në republikë ndërtohen vendbanime të zhvilluara mirë dhe qytete me shkolla, kinema, rrugë të asfaltuara, ura. Këtu vendosen 500 bullgarë, të cilët marrin vendim të mbeten dhe të vazhdojnë jetën e tyre  në këtë tokë të largët në veri. Një prej tyre ka qenë babai i Galina Kostovës- kryetarja e Autonomisë Kombëtare-Kulturore Bullgare në Komi. Ai ka mbërritur në qytetin Usogorsk gjatë vitit 1974 dhe ashtu siç ka dalë më vonë, jo vetëm për shkak të “parave të mëdha”. Aty ka gjetur dhe lumturinë e tij familjare-është dashuruar dhe është martuar me një vajzë nga Komi, pas së cilës është bërë baba i tri vajzave. A e ndiejnë ato gjakun bullgar në venat e tyre?

“E duan Bullgarinë, dhe po, unë ndihem bullgare-pa u menduar shumë, përgjigjet Galina. Babai im është bullgar. Unë kam lindur në qytetin bullgar Usogorsk, e rrethuar prej bullgarëve, duke dëgjuar gjuhën bullgare, muzikë bullgare, duke u njohur me kulturën bullgare dhe e gjithë kjo është e koduar, si dhe tek bullgarët të cilët jetojnë në Bullgari”.

Tre brezat e familjes Kostovi. Galina Kostova është e para nga ana e majtë në radhën e dytë.

Galina Kostova sot është pedagoge në gjuhën bullgare në Universitetin Shtetëror në Siktivkar - kryeqyteti i Republikës Komi. Thotë se në praktikën e saj deri tani nuk ka takuar asnjë student, i cili të ketë pasur vështirësi serioze në mësimin e gjuhës bullgare.

Galina Kostova merret aktivisht dhe me veprimtari shoqërore. Përpara rreth 10 vjetëve, në një nga takimet e saj në Siktivkar, përfaqësuesit e diasporës bullgare vendosin të bashkohen duke krijuar  “Autonomi kombëtare-kulturore bullgare”. Galina Kostova është në krye të organizatës shoqërore që nga viti 2019. Cilat janë detyrat e saj?

“Qëllimi ynë kryesor është të mund të ruajmë tek bullgarët, të cilët mbetën në Komi, tek fëmijët dhe nipërit e tyre thelbin bullgar, traditat dhe kulturën bullgare - tregon kryetarja e Autonomisë kombëtare-kulturore Bullgare. Ne e mirëmbajmë dhe e shpërndajmë kulturën bullgare. Tregojmë sesa e bukur dhe e këndshme është ajo dhe sikurse i përngjan kulturës ruse”.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë nga viti 2010, në Komi jetojnë rreth 500 bullgarë etnikë. Por, siç sqaron Galina Kostova, në statistikën e numërimit të popullsisë vihet pyetja jo për kombësinë, por për shtetësinë. “Unë mendoj se ne jemi mjaft më shumë sesa e dimë. Duke punuar në autonomi takoj gjithnjë e më shumë e më shumë njerëz, të lidhur me Bullgarinë”, tregon Galina.

A mbajnë lidhje bullgarët në Komi me Bullgarinë?

“Lidhje shpirtërore-po, ajo në mënyrë të natyrshme ekziston. Kohë pas kohe e vizitojmë Bullgarinë, midis nesh ne komunikojmë bullgarisht.

Me iniciativë të Galina Kostovës me sukses janë realizuar një sërë takimesh tematike, midis të cilave loja intelektuale “Bullgaria – kaq e largët dhe njëkohësisht kaq e afërt”, “Mbrëmje të poezisë bullgare”, dhe po kështu dhe një klasë mjeshtërie për fëmijët dhe të moshuarit për punimin e veroreve dhe të maskave për kukerë /njerëz të maskuar, të cilët luajnë valle të veshur me rroba prej lëkure dhe me maska në fytyrë/. Ajo është dhe në themelin e krijimit të ansamblit vokal dhe koreografik “Diva roza” /trëndafili i egër/. Në të marrin pjesë fëmijë dhe të moshuar, kurse repertori është krejtësisht bullgar.

Dhe akoma një gjë tjetër - përpara pak kohe në Komin e largët u hap Muzeu i Historisë dhe i Kulturës Bullgare, tregon me krenari Galina Kostova.

Jemi munduar të tregojmë sa më shumë gjëra, historinë e të gjitha tokave bullgare, zanatet bullgare, qëndisjet, gjellët, veroret, maskat e kukerëve - të gjitha. Demonstrojmë sesa interesante dhe e pasur është tradita bullgare në të gjitha fushat. Kemi se çfarë të tregojmë”.

Hapja e muzeut në Siktivkar

Për përkrahjen nga Bullgaria:

“Po, ndiejmë përkrahje - është kategorike Galina Kostova. Administrata e Presidentit  na dërgoi veshje popullore bullgare. Qyteti Lloveç  na dhuroi dy  vetë-mësues luksoz në gjuhën bullgare, dhurata për muzeun. Vjet që aty na dërguan 12 veshje popullore bullgare.Qytetet Lloveç dhe Siktivkar janë qytete të vëllazëruara. Por dua që të shtoj edhe diçka tjetërpër përkrahjen nga ana e popullit bullgar- kur paraqes në Facebook një informacion për ndonjë nismë të ardhshme ose sesi ka kaluar ndonjë veprimtari menjëherë paraqitet një valë prej një energjie pozitive-kaq përkrahje, kaq fjalë të ngrohta e të mira dhe e ndien se mundesh akoma dhe akoma...”

Në kushtet e pandemisë së Covid-19, e cila nuk e la pa prekur dhe Komin, veprimtaria e Autonomisë kombëtare-kulturore Bullgare kaloi në një regjim të distancuar të punës. Një vëmendje të posaçme meriton pjesëmarrja në aksionin “Ju falënderojmë mjekë”, në kuadrin e së cilës gjatë muajit prill, kur maskat mbrojtëse akoma qenë në mungesë, bullgarët në Komi morën pjesë në punimin e tyre si dhurim për spitalet në Siktivkar.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Galina Kostova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD