E njohur si hambari i Bullgarisë, gjatë viteve të fundit pjesa verilindore e vendit tonë zhvillohet aktivisht dhe si një destinacion turistik. Përveç perlës detare të Dobruxhës e cila ndodhet në Detin e Zi - vendpushimi Allbena, rajoni është i përmbushur me shumë kureshtje natyrore dhe historike, tërheqëse për adhuruesit e aventurave dhe të peizazheve të bukura. Fauna e pasur e rrafshinës fushore është pasuria tjetër e cila i tërheq udhëtuesit.
Gjatë viteve të fundit në regjion zhvillohet turizmi fshatar, për të cilin ndihmojnë dhe shtëpitë e vogla kokete për turistë. Një shtëpi e tillë gjendet në fshatin Bezmer, bashkia e qytetit Tervell, i vendosur në 30 kilometra nga kufiri tokësor me Rumaninë. Vendi i populluar prej bullgarëve, turqve dhe romëve gjatë viteve të fundit është bërë shembull për një bashkëjetesë të mirë dhe të një tolerance midis etnoseve. Gjatë vitit 1989 afro 600 banues e braktisin dhe shpërngulen në Turqi. Më vonë rritet numri dhe i emigrantëve ekonomik, të cilët ndahen me krahinën e vet të lindjes. Por, ka dhe entuziastë, të cilët duan të dëshmojnë se Dobruxha është e gjallë, se po zhvillohet dhe është e pasur me njerëz dhe tradita. E tillë është Nevena Deneva nga fshati Bezmer, me të cilën Radio Bullgaria ju takoi përpara kohe përmes publikimit “Të rizbulosh Dobruxhën si një destinacion turistik”. Lexojeni, që të mund të afroheni dhe të ndieni mikpritjen dhe jetesën e banuesve të kësaj krahine.
Më 30 nëntor, Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shenjtorit Apostull Andrea . Ai është vëllai i Apostullit të shenjtë suprem Pjetër dhe quhet i Parëthirrur sepse ishte i pari nga apostujt që ndoqi Shpëtimtarin. Që në moshë të re ai..
Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga nxënësit më të shquar të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij , ndër Shtatë Shenjtorët - mësuesit e..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III dhe fillim të shekullit të IV dhe rridhte nga një familje fisnike në Aleksandri të Egjiptit. Në..