Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U shqyrtua pagimi i testeve për Covid-19

Foto: Radio Vidin

Kryeministri Bojko Borisov u takua me Shtabin Operativ Kombëtar për luftimin e Covid-19. Në bisedim morën pjesë ministrat e shëndetësisë, financave dhe të ekonomisë. Ministri i Shëndetësisë ka shpallur se rritet çmimi i shtegut klinik për mjekimin e koronavirusit dhe ai bëhet 600 euro.

U diskutua edhe rritja e çmimeve të të gjitha shtigjeve klinike. Kështu do të mbulohet testi për koronavirun gjatë vendosjes së pacientëve në spital dhe ai nuk do të paguhet nga i sëmuri. Po e përmirësojmë gjendjen e spitaleve për mjekimin e bullgarëve me koronavirus. Duhet të mësohemi të jetojmë me sëmundjen e re dhe të jemi të gatshëm për zhvillimin më kritik, ka komentuar Kryeministri.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rosen Zheljazkov

Bullgaria kërkoi një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për euron

Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në eurozonë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov, në hapjen e një kapaciteti të ri prodhimi në Sofje. “Ka shumë..

botuar më 25-02-25 11.33.PD

Parashikimi i motit për 25 shkurtin

Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite përgjatë lumenjve mund të ketë mjegulla. Gjatë ditës do të ketë reshje të dobëta shiu vende-vende..

botuar më 25-02-24 7.25.MD
Temenuzhka Petkova

Bullgaria plotëson kriterin e fundit për eurozonën, do të kërkojë një raport konvergjence

Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...

botuar më 25-02-24 5.58.MD