Kiçka Savova është një nga këngëtaret tona më të rëndësishme popullore, e cila ka lënë një gjurmë të qartë me repertorin e saj të pasur dhe devotshmërinë e saj të pakushtëzuar lidhur me traditën folklorike trakase (nga krahina e Trakisë, Bullgari Jugore). Ajo ka lindur në vitin 1934 në fshatin Slladun, në rrethin e qytetit Svilengrad dhe vdiq më 2018, duke lënë dhjetëra incizime dhe përmbledhje me këngë popullore të gjetura dhe të renditura prej saj. Ajo la dhe një sërë ithtarë, nxënës, adhurues si dhe një festival folklorik në emër të saj, i cili zhvillohet në fshatin e saj të lindjes. Aty më 4 korrik në orën 11, në shenjë nderimi lidhur me gjërat e krijuara prej saj, do të inaugurohet një pllakë përkujtimore.
“Gjatë vitit 2008 bashkë me familjen time vendosëm të organizojmë festivalin “Me këngët e Kiçka Savovës” – i kujtohet Stefan Stojanov, kryetar bashkie i fshatit Slladun.Festivali pak nga pak u zgjerua, u bë i njohur dhe filluan të mbërrijnë pjesëmarrës nga e gjithë Bullgaria dhe nga bota. Gjatë marsit të këtij viti, përsëri me familjen time, vendosëm të vendosim një pllakë përkujhtumore të këngëtares së shquar. Ajo e meriton këtë, sepse bëri shumë kër këngën trake. Ajo prezantoi këngën e krahinës sonë në Bullgari dhe në botë dhe përmes saj sfhati ynë i vogël, që ndodhet afër kufirit me Turqinë gjithashtu u bë i njohur. Tani, më 4 korrik nga ora 11 presim në fshatin Slladun familjarët e Kiçka Savovës, nxënës të saj dhe të gjithë ata të cilët e vlerësojnë veprimtarinë e saj.”
Mes miqve të cilët do të jenë të pranishëm është dhe këngëtarja e krahinës së Trakisë Darina Sllavçeva, e cila ndan emocionin e saj:
“Këngëtarja popullore Kiçka Savova është një personalitet shumë i rëndësishëm në jetën time. Ajo është mësuesja ime e parë, e cila ndihmoi për formimin tim si këngëtare. Ajo është njeriu, i cili më orientoi drejt kërkimit të këngëve të vjetra dhe të panjohura, të kënduara nga njerëzit e moshuar. Ajo më dha krahë, më inkurajonte të zhvillohem dhe të jem e përkryer. Më përgatiti për Shkollën Kombëtare për Arte Folklorike në Kotell, kurse miqësia jonë e afërt vazhdojë vite të tëra pas kësaj. Ajo qe një njeri i ndritshëm me një karakter shumë të butë, shumë punëdashëse dhe këmbëngulëse. Ky është dhe shkaku që të jetë dhe kaq e dashur – jo vetëm si këngëtare, por dhe si personalitet. Pikërisht kjo dashuri lindi Festivalin Kombëtar Folklorik “Me këngët e Kiçka Savovës". Gjatë vitit 2020 duhej të ishte edicioni i tij i 10-të, por për shkak të masave rreth koronavirusit ishte shtyrë për mot. Pothuajse që nga vetë fillimi unë jam në jurinë e këtij festivali, kurse zonja Savova ishte kryetare nderi. E di mirë emocionin e saj, emocionin e të gjithë pjesëmarrësve dhe të organizatorëve. Pllaka përkujtimore, e cila do të inaugurohet është shenjë respekti dhe nderimi të madh ndaj saj. Ajo është një njeri i shtrenjtë dhe i paharrueshëm për ne të gjithë, të cilët e njihnim dhe të cilët sot e kujtojmë dhe e duam”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Muzeu rajonal etnografik në natyrë "Etër" është krijuar si qendër për studimin e kulturës tradicionale të banorëve të Ballkanit, por sot në këtë vend unik pranë Gabrovo ringjallen zakone dhe tradita nga kalendari bullgar, ndërsa një ekip prej 70..
Në Rodope, kosi është simbol i shëndetit, jetëgjatësisë dhe traditës. Nga data 29 deri më 31 gusht 2025, fshati Momçillovci është mikpritës i Festivali i Kosit – një festë që bashkon kulturën, kuzhinën dhe zakonet e Rodopëve. Ngjarja tre-ditore..
Në fshatin Smilec të Dobruxhës, shalqiri nuk është një frut i zakonshëm, por një legjendë e vërtetë. Më 30 gusht 2025, ringjallet përsëri Festivali Kombëtar i Marmelatës prej Shalqiri– eliksiri i ëmbël, të cilin vendasit e quajnë edhe "mjaltë pjepri"...