Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Që nga 6 korriku turistët do të hyjnë në Greqi vetëm përmes PKK-së “Kullata – Promahon”

Foto: BGNES

Qeveria greke shpalli një vendim përfundimtar se për turistët në kufirin bullgaro-grek mbetet i hapur vetëm pikëkalimi Kullata – Promahon. Masa aplikohet që nga dita e hënë, 6 korrik, bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas.

Do të mbyllet përfundimisht pikëkalimi Makaza. Të gjithë të huajit, pa përjashtim, duhet të kenë deklarata të plotësuara paraprakisht me QR kod.

Tërë trafiku tokësor ballkanik prej turistësh për në Greqi do të kalojë përmes “Kullata – Promahon”, sepse nuk do të lejohet kalimi i të huajve përmes kufijve të vendit me Shqipërinë, Turqinë dhe Maqedoninë e Veriut.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Gallup": GERB-SDS janë forca e parë politike, "DPS-Fillimi i Ri" është e dyta

Me mbështetje elektorale prej 24.5%, GERB-SDS ruan epërsinë ndaj forcave të tjera politike. Kjo tregohet nga një sondazh përfaqësues në nivel kombëtar nga agjencia sociologjike "Gallup International Balkan", i kryer në periudhën 28maj - 4..

botuar më 25-06-17 6.37.MD

Bullgaria - mikpritëse e Olimpiadës Evropiane të Fizikës, bullgarët - me një mori medaljesh

Fizika dhe shkenca janë motorët e progresit njerëzor dhe ngjarje të tilla janë një burim krenarie për Bullgarinë. Me këto fjalë, Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev uroi pjesëmarrësit në Olimpiadën e nëntë Evropiane të Fizikës. Vendi ynë priti për herë..

botuar më 25-06-17 5.38.MD

Evakuimi i bullgarëve nga Izraeli ka filluar

"Një grup qytetarësh bullgarë është evakuuar me sukses nga territori izraelit nga Ministria e Punëve të Jashtme, me ndihmën e ambasadës sonë në Tel Aviv. Duke pasur parasysh sigurinë e udhëtarëve, do të jepet një informacion më i plotë për..

botuar më 25-06-17 4.46.MD