Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Bullgaria Demokratike” i bëri thirrje Parlamentit për të dhënë dorëheqje

Hristo Ivanov
Foto: BGNES

Koalicioni i djathtë “Bullgaria Demokratike” u bëri thirrje deputetëve për të dhënë dorëheqje, sepse nuk e dinë se si ta kryejnë punën e tyre dhe parashtroi vërejtjet e veta me shkrim në Parlament.

Para BNR-së Hristo Ivanov – bashkëkryetar i formacionit, shpalli se ka krizë të rendit juridik në Bullgari. Sipas fjalëve të tij Kryeprokurori merret me linçe në media, ndërsa prezumimi i pafajësisë është hequr. “Ne ishim skandalizuar nga mungesa totale e interesit nga ana e Parlamentit – nënvizoi Ivanov dhe shtoi se nuk ka asnjë deputet, i cili të mos jetë çliruar nga frika për të pyetur Kryeprokurorin për krizën e ligjshmërisë”. Sipas Ivanovit ka mungesë sigurie, për shkak të përdorimit të korrespondencave dhe mesazheve telefonike si një instrument represiv për asgjësimin e bizneseve të njerëzve të veçantë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mirëpresim anijen "Shën Kirili dhe Metodi" me eksploruesit bullgarë të Antarktidës

Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar udhëtimin dhe anija pritet të ankorohet në port rreth orës 16:00 të ditës së sotme, në vend të orës..

rinovuar më 25-04-11 9.21.PD

Bora dhe erërat e forta uragane ndërprenë energjinë elektrike në mbi 100 fshatra në Bullgarinë Verilindore

Reshjet e borës dhe erërat e forta gjatë orëve të natës në Bullgarinë Verilindore shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në mbi 100 vendbanime në rajonet Ruse, Silistra, Shumen, Tërgovishte, Dobriç dhe Varna. Erërat e uraganit rrëzuan një..

botuar më 25-04-11 9.11.PD

Parashikimi i motit për 11 prillin 2025

Të premten , vranësirat do të shtohen përsëri, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në mbrëmje do të ketë reshje shiu në vende të izoluara në Bullgarinë Lindore, ndërsa natën e së shtunës në pjesën tjetër të vendit. Temperaturat minimale do të..

botuar më 25-04-10 7.35.MD