Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarë dhe refugjatë krijojnë bashkërisht përtej dallimeve

Foto: gobeyond.bg

Përmes gjuhës universale të artit gjashtë bullgarë dhe shtatë refugjatë afrohen deri tek shpirti i qytetërimeve të lashta, marrin me vete një zjarr nga shtëpitë e largëta, luajnë me letra, ecin nëpër rrugën drejt jetës së re, këndojnë në tri gjuhë duke përfshirë motive nga rajonet e malit Rodopa.  

Ekspozita në internet “Përtej dallimeve” zhvillohet me iniciativë të Agjencisë së OKB-së për Refugjatët dhe prezanton  krijimet e përbashkëta të artistëve vizual, piktorëve dhe muzikantëve nga Bullgaria, Siria , Iraku, Irani dhe Afganistani. Ideja është që me ndihmën e artit, të frymëzuar nga kulturat e ndryshme, t’i afrohemi njëri tjetrit, që të mund të hapim sytë tona për bukurinë dhe larminë e botës sonë.

“Partneri im në projekt quhet Ali Haxh Ali. Ai është student në degën e arkitekturës. Mendoj se, e pëlqen punën time, sepse ajo është e lidhur me hapësirën në kuptimin e gjerë të fjalës”, thotë artistja vizuale Radina Stoimenova. Bullgarja e cila jeton dhe krijon në Francë dhe afgani i cili jeton në Bullgari, prezantohen me një krijim të përbashkët “Goodbye Windows”-një tregim për shtëpinë me kujtime nga fëmijëria por dhe një keqardhje se mundet të mos të kthehesh aty.

“I propozova Aliut  të fillojmë diçka si bisedë për vendet , të cilat janë shumë të dashura dhe të preferuara prej nesh - tregon Radina. - Dhe shumë shpejt arritëm deri tek konkluzioni, se këto janë shtëpitë tona. Ai vendosi që të më përshkruajë shtëpinë e prindërve të vet, në të cilën është rritur bashkë me motrat dhe vëllezërit e tij. Kurse unë zgjodha që ti tregoj për banesën e gjyshit dhe të gjyshes. Çdo një prej nesh pikturonte dhe zbukuronte vetëm me fjalë vendin kaq të rëndësishëm për të - kështu Ali punoi një maket profesional dhe arkitekturor të shtëpisë, me të cilën e lidh fëmijërinë e vet, kurse unë me ndihmën e mënyrës time artistike rikrijove vetëm planin e shtëpisë së tij”.

Radina nuk krijon mobilie, por në vend të kësaj tregon për to, duke shëtitur në banesën imagjinare të Aliut. Derisa ai mundohet të fusë pak ngrohtësi ne shtëpinë e saj të vogël me ndihmën e sendeve të cilat ajo i do dhe i ka shumë në zemër.

Silsilla Mahbub - po kështu si Aliu , vjen nga Afganistani dhe pëlqen shumë që të këndojë këngë autentike nga atdheu i saj. Siriani Amxhad Xhad prej rreth 10 vjetëve jeton në Sofje dhe interpreton muzikë orientale në instrumentin arab ud. Bojana Zheljaskova ekzekuton në violinë, këndon dhe kompozon. Të tre qëndrojnë në një skenë dhe me këngën e vet “Përtej dallimeve” dërgojnë mesazhin se muzika dhe synimi drejt bukurisë nuk kanë kufi.

“Me këngën të cilën unë e këndova, doja që t’u tregoj njerëzve të duan njëri-tjetrin dhe të vlerësojnë jetën. Me rëndësi është që të jetojmë në paqe dhe në dashuri”, thotë Silsilla. Kurse Bojana shton: “Në kuadrin e një prove lindi një kompozicion jashtëzakonisht interesant prej tre këngëve krejtësisht të ndryshme. Njëra është nga India dhe është në gjuhën hindi, kurse e dyta është nga Siria dhe është në gjuhën arabe dhe e treta është nga Rodopet dhe është në gjuhën bullgare.”

A krijohet lehtë me ndonjëri të panjohur, me histori dhe kulturë të ndryshme?

Del se “po”. “Në fakt mundësia se jemi prej shteteve të ndryshme nuk na bën të ndryshëm si njerëz - përkundrazi, kemi akoma më shumë gjëra që të mund t’i themi njëri tjetrit,” përgjigjet Radina Stoimenova. Ajo jo vetëm se thjesht përshtatet me Aliun në projektin e tyre të përbashkët krijues, por sot ai është mes miqve të saj më të ngushtë.

 “E mjera është se në Bullgari takohen më shumë paragjykime, sesa në Francë, ku ka një histori më të pasur  në perceptimin e kulturave të huaja-thotë akoma ajo. Sipas meje nuk ka asgjë për evitim-që të gjithë jemi njerëz dhe është më se normale në qoftë se ndonjë ka problem, një tjetër të mund ta ndihmojë. Ky është rregulli im i thjesht humanitar, kjo nuk kërkon ndonjë përpjekje të madhe, me qenë se njerëzit janë njerëz kudo. Më vjen keq kur dëgjoj për raste, në të cilat imigrantët kanë qenë të pritur keq, por shpresoj se me kalimin e kohës në Bullgari dhe në shtetet e tjera të mësohemi  të evitojmë dallimet. Kur njerëzit takohen, këto dallime harrohen. Dhe nuk ka se përse të ekzistojnë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: gobeyond.bg


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Xhamia Tombull në Shumen

Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin

Filloi Kurban Bajrami - një nga festat më të nderuara për myslimanët. Ai shoqërohet me flijimin, faljen dhe dhembshurinë. Sipas Sezer Sadullov nga Myftiu Rajonal në Kërxhali, Kurban Bajrami forcon marrëdhëniet midis të afërmve dhe miqve, njoftoi..

botuar më 25-06-06 10.23.PD

Llogaritë bankare në leva do të konvertohen automatikisht në euro

Bilancet në të gjitha llogaritë në leva në banka do të konvertohen automatikisht dhe pa pagesë nga leva në euro që nga data e pranimit të vendit në eurozonë me kursin e këmbimit të shpallur zyrtarisht (1.95583 leva = 1 euro). Këtë e njoftoi për BTA..

botuar më 25-06-06 9.18.PD

Ndërmjet artit dhe realitetit – të rinjtë dhe idetë e tyre për jetën pas shkollës

Në sezonin e maturave dhe në fundin e vitit shkollor në qershor, hedhim një vështrim ndaj emocioneve të të rinjve, të cilëve u pret përpara të hapin një faqe të re në jetë pas përfundimit të arsimit të mesëm. Është karakteristikë për çdo adoleshent të..

botuar më 25-06-05 7.00.PD