Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Casual Threesome - yjet e radio konkursit për muzikë të re pop dhe rok bullgare

Kënga “Phoenix” me çmim të parë në edicionin e 51 të “Pranverës 2020”

Foto: Facebook /Casual Threesome

Radio konkursi “Pranvera 2020” u afirmua si një nga me të autoritetshmet në Bullgari. Qëllimi i tij gjithmonë ka qenë të stimulojë krijimin e këngëve të reja pop dhe rok bullgare. Sipas rregullores një juri prej muzikantëve profesionalë dhe gazetarësh zgjedh 13 këngët më të mira, të cilat janë dalluar mes të gjithë kandidatëve. Në kuadrin e 1 muaji, çdo një nga nëpunësit e Radios Kombëtare Bullgare ka mundësinë të japë zërin e vet për kompozicionin e zgjedhur prej tij. Kështu përcaktohen ata të cilët kanë fituar përkatësisht vendin e parë, të dytë si dhe çmimin për debutues.


Sivjet në vend të parë është e zgjedhur kënga “Phoenix”/Feniks/ në interpretim të rok bandës „Casual Threesome“, e njohur mirë nga skena bullgare e klubeve. Grupi është në të ashtuquajturin format “të hapur”, por  në themelin e vet është një trio, që ku vjen dhe emri. Është i krijuar nga Ivan Ivanov-vokal dhe kitarë, kurse ndaj tij bashkohen  Nikollaj Vodeniçarov “Nikeca” - vokal dhe bas. Martin Stojanov - piano dhe masterim, Ivajllo Petrov “Pifa” - bateri dhe Ivelin Llobutov - kitarë. Të 5 ekzekutojnë bashkë kohët e fundit dhe krijojnë muzikë të vet. Kënga me të cilën u paraqitën në edicionin e 51 të radio konkursit “Pranvera 2020”, “Phoenix” është e shkruar krejtësisht nga Ivan Ivanovi. Ai është i njohur mirë  nga një grup tjetër shumë të njohur nga e kaluara e afërt - “Awake”, me të cilin po kështu ka marrë pjesë në konkursin muzikor  të Radios Kombëtare Bullgare. Pavarësisht se banda e tij e re ka marrë pjesë në një sërë festivalesh si tek ne, ashtu dhe jashtë shtetit, Ivan Ivanov thotë se nuk kanë përvojë në garat muzikore:

“Ne jemi shumë të lumtur se morëm çmimin e parë në radio konkursin për një këngë të re pop dhe rok bullgare “Pranvera 2020”. Grupi ynë ekziston prej  10 vjetëve, por me kalimin e kohës ka ndryshuar. Tani po gëzohemi se pikërisht ne të pestë të cilët jemi aktualisht në “Casual Threesome”, marrim pjesë në këtë konkurs.

Me qenë se ngulmojmë tek pjesëmarrjet e klubeve, nuk kemi përvojë në garat muzikore. Kështu që për ne kjo është pjesëmarrja e parë në një skenë të ngjashme.Si parim këndojmë kryesisht në gjuhën angleze dhe “Phoenix” nuk bën përjashtim. Muzikën të cilën e interpretojmë  nëpër pjesëmarrje të ndryshme nuk është vetëm prej autori. Në repertorin tonë kemi këngë të Beatles, Rolling Stones, Jimmy Hendrix, The Doors dhe të akoma shumë rok bandave të tjera botërore. Aktualisht po e shfrytëzojmë situatën e krijuar, në të cilën nuk kemi pjesëmarrje, që të mund të punojmë mbi albumin tonë të ri. Kompozicioni “Phoenix” është një pjesë prej tij”.

Tanimë është fakt në hapësirën muzikore dhe kënga „Under Lovin’ Ice“ – kënga e tretë nga albumi i ardhshëm i „Casual Threesome“.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook /Casual Threesome, BNR



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD