Kolegji i prokurorëve pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor mbrojti me një deklaratë pavarësinë e Prokurorisë. Ajo vjen pas komenteve të Presidentit Rumen Radev dhe Kryeministrit Bojko Borisov gjatë javës së kaluar të lidhura me hetimin për ushtrim ndikimi.
“Nuk do të lejojmë që Prokuroria e Republikës së Bullgarisë të lidhet me skandalet institucionale, lojërat politike dhe mosmarrëveshjet mes përfaqësuesve të pushtetit shtetëror, partive politike dhe formacioneve me përfaqësi në parlament apo jashtë parlamentit dhe subjekteve të tjera”, thuhet në deklaratë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..