Për shkak të turistëve të infektuar në ishullin Tasos Greqia do të testojë të gjithë njerëzit, të cilët hyjnë në territorin e saj. Janë regjistruar 6 raste të reja të koronavirusit në ishullin Tasos, katër prej të konfirmuarve janë karantinuar në një hotel. Dy të tjerët, që supozohet se janë bullgarë, kanë marrë leje të kthehen. Të gjithët janë njerëz të rinj pa simptoma.
Testimet janë kryer para hyrjes së të huajve në Greqi, në PKK Kullata. Për shkak të trafikut jo të madh në Kullata – Promahon autoritetet greke kanë vendosur të testojnë të gjithë njerëzit, që hyjnë në territorin e tyre.
Shoferët dhe të gjithë udhëtuesit dalin nga automjetet dhe pas testimeve, ata vazhdojnë. Testet janë falas. Nuk është qartë në se ato bëhen sipas metodës PCR.
Sitatua në kufi është relativisht e qetë dhe nuk ka radhë automjetesh në pikëkalimin Kullata-Promahon.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..