Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri shikon bashkëpunim të Shërbimit të Rojës Kombëtarе në veprimet kundër qeverisë

Bojko Borisov
Foto: BGNES

Roja e Shërbimit të Rojës Kombëtare e Ahmed Doganit dhe e deputetit të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri Deljan Peevski do të hiqet, tha kryeministri Bojko Borisov në një brifing të jashtëzakonshëm. Bëjmë propozim që Shërbimi i Rojës Kombëtare të ruajë vetëm presidentin, kryeministrin dhe kryetarin e parlamentit. Në raste domosdoshmëria Ministria e Brendshme do të ruajë personat e kërcënuara. Ndodhia pranë parkut Rosenec afër qytetit Burgas para disa ditësh është një teatër, në të cilin u përfshi edhe roja e Shërbimit të Rojës Kombëtare. Atëherë ish ministri i drejtësisë Hristo Ivanov me disa persona mbërrit në park nga deti, por roja e Shërbimit të Rojës Kombëtare e cila ruan rezidencën e liderit nderi të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri Ahmed Dogan i ndaloi të hyjnë brenda.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rifillon ndërtimi i lidhjes hekurudhore midis Sofjes dhe Shkupit

Zëvendëskryeministrat dhe ministrat e transportit, Grozdan Karaxhov dhe Aleksandër Nikolloski, nënshkruan në Gjueshevo një Marrëveshje për fillimin e ndërtimit të tunelit hekurudhor midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Objekti është..

botuar më 25-11-06 2.53.MD

Një anije misterioze ruse lundroi deri në bregdetin bullgar

Anija fantazmë “VIVA 962” ndryshoi të paktën 10 emra dhe shumë pronarë përpara se të shfaqej çuditërisht pranë Kepit Emine më 1 nëntor. Ekuipazhi përbëhet nga një kapiten dhe një mekanik me pasaporta ukrainase nga Harkivi, raporton portali "24 Çasa"...

botuar më 25-11-06 9.48.PD
Foto: Ministria e Transportit dhe Komunikacioneve

Bullgaria këmbëngul në ndërtimin e urave mbi Danub pranë Silistrës dhe Nikopolit

Më shumë ura mbi Danub nuk janë vetëm një çështje dypalëshe midis Bullgarisë dhe Rumanisë - ato janë një përparësi strategjike për prosperitetin e të gjithë BE-së dhe për sigurinë tonë kolektive brenda NATO-s. Kjo u theksua nga..

botuar më 25-11-06 9.27.PD