Me zhurmën e motoçikletave po e hapin stinën verore në vendpushimin e malit të Rodopeve. Ditën e shtunë banuesit dhe miqtë e qytetit Çepellare do të shijojnë shoun e parë të këtij lloji me motorë të markës legjendare “Harley-Davidson”. Në mëngjes motoçiklistët e eskortuar nga makinat e policisë, do të bëjnë një parakalim të shkurtër nëpër Çepellare, pas së cilës do të renditen në sheshin në qendër të qytetit, ku do t’i presë koncerti festiv i fëmijëve nga Qendra për Mbështetje dhe Zhvillim Personal, Çepellare, informojnë nga bashkia. Pas orës 12:00 do të fillojë shfaqja thelbësore e motoçikletave, ku vizitorët do të mund të shikojnë makinat-legjendë, të bëjnë fotografi me to dhe të dëfrejnë me konkurset në kategoritë e ndryshme, si për shembull: motori më i bukur, motori i cili bën zhurmë më të madhe, zonja motoriste më e bukur e të tjera. Iniciativa është e quajtur “Vera 2020-rinisje në mal! Shëndet, sport, emocione” dhe ka për qëllim të tregojë bashkinë Çepellare si një destinacion të përshtatshëm për lloje të ndryshme të turizmit veror.
Klima e butë, ngjarje kulturore dhe mundësi për të njohur traditat vendase – këto janë vetëm disa nga arsyet pse vjeshta është koha më e përshtatshme për të vizituar Sofjen, raporton portali i njohur italian i udhëtimeve siviaggia.it , i cili së..
Vetëm 37 km nga qyteti i dytë më i madh në Bullgari – Plovdiv , dhe njëqind kilometra në juglindje të Sofjes ndodhet Pazarxhiku piktoresk. Pozicioni i favorshëm gjeografik i qytetit të lashtë është arsyeja se pse rrugët e rëndësishme tregtare..
Në sfondin e shkëmbinjve të pjerrët të Grykës së lumit Iskër, fshati Ljutibrod po shndërrohet në një simbol të turizmit të verës në Bullgari. I njohur më së shumti për Ritlite – një fenomen natyror që shënon hyrjen në rajonin veriperëndimor të..