“Policia Rrugore” është duke ndërmarrë një aksion kundër shpejtësisë së lartë dhe përdorimit të alkoolit dhe lëndëve narkotike, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme. Ai përfshin të gjithë vendin dhe do të vazhdojë deri më 16 korrik. Shpejtësinë e automjeteve në rrugët bullgare e kontrollojnë 220 kamera portative dhe të palëvizshme.
Prani më të madhe policore do të ketë në rrugët e vendpushimeve detare dhe në rajonet e tyre.
Statistika për gjashtëmujorin e pare të vitit tregon uljen e numrit të aksidenteve rrugore të shkaktuara nga shoferë që kanë përdorur alkool, duke e krahasuar atë me numrin e aksidenteve të tilla për 6 muajt e parë të 2019-ës.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..