Në ngjashmëri të kolegëve të vet nëpër botë dhe shkencëtarët bullgarë kërkojnë zgjidhje të ndryshme si për evitimin e pandemisë Covid-19, kështu dhe për lehtësimin e jetës me të. Një shpikje jonë, tani vonë, ka mundësi të ndihmojë në mënyrë të rëndësishme punën e përditshme të mjekëve në vijë të parë , duke iu siguruar një mjedis pune të shëndetshëm dhe të pastër.
Kur shpërthen epidemia, shkencëtarët nga Instituti i Robotikës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave i bëjnë vetes pyetjen se si përmes dijes shkencore të mund të jenë të dobishëm. Dhe u lind ideja të kthejnë fshesën me korrent vetëlëvizëse në një robot për dezinfektim përmes UV rrezeve. Shpikja mund të përdoret për dekontaminimin automatik të ambienteve të spitalit, përfshi dhe të reparteve me koronavirus dhe po kështu nëpër kopshte, shkolla, shtëpi.
“Ne mbindërtuam mbi një fshesë me korrent robot, me qenë se duhej të reagojmë shpejt në këtë situatë - tregon asistenti Martin Rallçev nga Instituti i Robotikës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Kështu me ndihmën e mjeteve të njohura teknologjike realizuam një gjë të re dhe tepër të dobishme - ne çmontuam fshesën me korrent robot, ndryshuam logjikën dhe shpejtësinë e lëvizjes dhe shtuam sensorin e skanimit dhe të rrezatimit ultravioletë. Kuptohet roboti ka disa kufizime, për shembull: ai nuk mund të zbresë nëpër shkallë. Por me sukses dezinfekton ambientet në repartet me Covid dhe mund të kalojë nën krevatet e të sëmurëve dhe nëpër korridoret e spitaleve pa asnjëfarë problemi.”
Pajisja përmban elemente të intelektit artificial dhe përmes komponentit të tij kyç, me sukses neutralizon bakteret me rezistencë të madhe, kërpudhat, sporet dhe viruset. UV rrezet drejtohen vetëm drejt dyshemesë së dhomës, me qenë se 80% nga infektimi me koronavirusin lokalizohet në to.
“Roboti dekontaminon, pa përdorur kimikate të lëngështa dhe dezinfektues, të cilët janë mjaft të shtrenjtë në treg - sqaron Martin Rallçev. Përveç kësaj nuk e ndot mjedisin rrethues dhe i mbron njerëzit me astmë, me alergji të ndryshme, përfshi dhe kafshët shtëpiake. Nuk nevojitet të përdoren syze mbrojtëse dhe të duhet që pacientët të ikin nga dhomat në procesin e UV përpunimit, me qenë se rrezatohen vetëm sipërfaqet.”
Shpikja nuk do të zëvendësojë krejtësisht vullnetarët në spitalet, të cilët dezinfektojnë korridoret si dhe vendet e tjera me ndihmën e spërkatëseve, por do të lehtësojë punën e tyre. Aktualisht roboti mund të lëvizë katër orë pa ndërprerje dhe të përpunojë deri më 400 metra katrore nga sipërfaqja. Do të zhvillohet përsosja e tij me funksione të reja-për shembull të transportojë ilaçe në repartet infektive, që të mos të ketë një kontakt të drejtpërdrejtë midis personelit mjekësor dhe pacientit të infektuar.
Roboti tanimë është i regjistruar në Dikasterin e Patentës dhe aktualisht po kërkohet se kush ta prodhojë.
Shkencëtarët kanë ndërmend ta dhurojnë prototipin e robotit të vet për dezinfektim ndonjë spitali. Në qoftë se gjendet prodhues, shpikja ka shanse të mund të hyjë në një përdorim të gjerë , me qenë se çmimi i tij është aty rreth 400 levave/200 euro/. Roboti është një punim i një ekipi katër anëtarësh nga Instituti i Robotikës dhe Qendra për Kompetencë QUASAR - docenti Avgust Ivanov, akademiku Çavdar Rumenin, profesoresha Sija Llozanova dhe asistenti Martin Rallçev.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Për të dhjetën vit radhazi në ditët rreth 21 qershorit, shumë vende të botës festojnë festivalin e jogës. Në Bullgari, nga 15 deri më 23 qershor, 44 vendbanime, duke përfshirë qytetet më të mëdha - Sofje, Plovdiv, Stara Zagora, Burgas, Varna, Ruse,..
Instituti i Universitetit të Sofjes për Shkencën Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjinë (INSAIT) ka më shumë punime në Computer Vision and Pattern Recognition Conference (CVPR’24) sesa universitetet më të njohura perëndimore...
Te data e sotme, është e vështirë të thuhet se shteti ka një strategji të qëndrueshme dhe të qëllimshme për bullgarët në mbarë botën dhe ruajtjen e njohurive për fisin dhe gjuhën bullgare. Përkundrazi, secila prej mediave bën atë që mundet dhe atë që..
Në Bullgari, sipas të dhënave jozyrtare janë 120 mijë persona me probleme në të dëgjuarin. Shumë prej tyre nuk duan të mësojnë gjuhën e shenjave, edhe..
Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”...
Burgas po pret javën e pesëmbëdhjetë evropiane të qenve, njoftoi BTA. Fillon më 6 korrik në zonën e Bazës së Kuajve në Kopshtin Detar dhe organizohet nga..