Para godinës së institucionit presidencial në Sofje për ditën e dytë me radhë tmten u mblodhën njerëz në përkrahje të Presidentit dhe shtetit të ligjit dhe kundër veprimeve të Prokurorisë pas aksionit të djeshëm të saj në Presidencë dhe arrestimeve të këshilltarëve të Presidentit.
Në protestë morën pjesë dhe njerëz, të cilët punojnë në diskoteka dhe në klube nate, pasi që nga 10 korriku ato përsëri mbeten të mbyllur pas urdhëresës së Ministrit të Shëndetësisë si masë parandalimi kundër përhapjes së koronavirusit.
Para Këshillit të Ministrave ishte organizuar një protestë tjetër e të përkrahësve të partisë në pushtet GERB, në të cilën morën pjesë njerëz nga i gjithë vendi me qëllim mbrojtjen e qeverisë së zgjedhur në mënyrë legjitime.
Ne i bëjmë thirrje Rusisë të ndalojë veprimet e papranueshme të ndërhyrjes në sinjalet satelitore të vendeve evropiane”, kërkojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme në një postim në platformën “X”.Përpara mbledhjes së ardhshme të Këshillit për..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvzin nga 8 deri në 13°, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 9°. Gjatë ditës reshjet do të përfshijnë gjithë vendin, dhe më të dendura do të jenë në rajonet verilindore dhe në Bullgarinë Qendrore. Pas mesditës,..
Gjykata e Qytetit të Sofjes ka shtyrë çështjen e ekstradimit të Igor Greçushkin, pronarit të një anijeje mallrash të lidhur me një shpërthim të vitit 2020 në portin e Bejrutit në kryeqytetin libanez që vrau më shumë se 200 persona dhe plagosi mijëra të..
Ministria e Mbrojtjes po kërkon shtyrjen e njërës prej pagesave të mëdha sipas kontratës për avionin e dytë F-16 deri në vitin 2028. Ministri i..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë 24 orëve të ardhshme nuk pritet ndryshim në situatën..
Në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi projektbuxhetin shtetëror për vitin 2026 , i cili, në mënyrë të paprecedentë, nuk mori mbështetjen e punëdhënësve...