Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari:Dita e 125-të

Foto: EPA/BGNES

Numri më i madh i të infektuarvenë Bullgari

330 janë rastet e reja të Covid-19 në vend të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit kundrejt 3 686 PCR teste. Me ta numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë arriti 6 672 veta, prej të cilëve 3 181 janë aktiv. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ për orën 00.00 më 10 korrik. Më shumë të infektuar ka në Sofje – 140, në Plovdiv – 42 dhe në Varnë – 21. Janë hospitalizuar 535 pacientë, 28 prej të cilëve janë në repartet intensive. Brenda 24 orëve të fundit vdiqën 3 veta dhe me ta numri i të vdekurve që nga fillimi i krizës shkoi më 262 veta. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 3 229. 

Akad. Bogdan Petrunov: kufijtë midis vatrave të epidemisë nuk janë të qarta

Përhapja e koronavirusit në Bullgari tashmë është difuze. Për nga territori vendy ynë nuk është i madh dhe prandaj vatrat e ndryshme nuk kanë kufij të qartë -  tha akademiku Bogdan Petrunov, drejtor i degës sëshkencave mjekësore në Akademinë Bullgare të Shkencave. Ai shtoi se “sa më shumë teste do të bëhen aq më shumë mostra pozitivë do të ketë. Nuk mund të flitet për rritje të madhe të të sëmurëve në se nuk krahasohet me numrin e të testuarve, shtoi akademik Petrunov, duke shpjeguar se të dhënat nuk prezantohen në mënyrën sa më të mirë dhe të bindëse për shoqërinë.

Prof. Kostov: Hapja e stadiumeve për public ishte gabim

“Për shkak të kompromisit, që ishte bërë me tifozët, tani do të vuajnë artistët dhe njerëzit, të cilët disa muaj qëndrojnë në shtëpi dhe nuk mund të realizojnë frytin e punës së vet”, tha në intervistë për BNR plumologu prof. Kosta Kostov. Sipas tij ditët e fundit raporti i të infektuarve dhe numrit të përbashkët të testeve ka qenë midis 5% dhe 6%, kurse sot ai është 8,96%. “Tashmë kemi një valë më të madhe, ky proces pritej dhe nuk duhet të sjellë panik”,  tha Kostovi.

Kryeministri kërkon diskutim publik për masat kundër Covid-19

Kryeministri Bojko Borisov u bëri thirrje mjekëve që të organizojnë një debat publik për masat që duhet të shpallen për luftimin e koronavirusit pas rritjes së numrit të infektuarve. “Në se nuk organizohet një diskutim të tillë publik, përsëri do të lehtësojmë masat” , tha kryeministri. Për protestën e djeshme në Sofje në përkrahje të presidentit dhe të këshilltarëve presidencial që u arrestuan, kryeministri tha se ajo do të ndihmojë shtimin e të infektuarve. “Para neve qëndrojnë vite të rënda, sepse në BE akoma nuk është arritur marrëveshje për ndarjen e mjeteve për përballimin e pandemisë. Çdo shtet përpiqet të zgjidhë problemet e veta të berndshme dhe prandaj edhe ne nevojitemi konsensus absolut pa marrë parasysh se kush e qeveris vendin, tha zotoi Borisov.

Hotelet dhe restorante që respektojnë masat kundër COVID-19 do të pajisen me shenjë sigurie

Një shenjë speciale do t’u jepen vendeve për akomodim dhe ushqim, të cilat respektojnë të gjitha masat kundër epidemisë, bëri të ditur Ministrja e turizmit Nikolina Angellkova në një takim me përfaqësues të sektorit turistik në qytetin detar Pomorie.  Sipas fjalëve të saj shenja e posaçme e Ministrisë së Turizmit do të jepet pa taksa apo kërkesa të tjera dhe do të tregojë se siguria e turistëve është e garantuar.

Në Greqi do të hyjnë vetëm udhëtarë me rezultat negativ prej testit për koronavirus

Që nga 14 korriku të gjithë shtetasit, të cilët hyjnë në territorin e Greqisë përmes PKK “Kullata – Promahon” duhet të prezantojnë test negativ për Covid-19, informuan nga MPJ-ja. Testimi duhet të jetë kryer jo më herët se 72 orë para mbërritjes në pikëkalim. Nuk ka informacion për masa suplementare për qytetarët, të cilët hyjnë në Greqi përmes pikëkalimeve të aeroporte dhe porte. Autoritetet greke informuan për 29 raste të reja të turistëve nga Bullgaria dhe Rumania të infektuar me koronavirus, të cilët janë konfirmuar gjatë testimeve të bëra në kufi. 

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Vëzrazhdane” pyet se çfarë angazhimesh ka marrë Bullgaria për të hyrë në eurozonë

Deputetët e partisë "Vëzrazhdane" do të kërkojnë një dëgjim në parlament të ministres së financave Temenuzhka Petkova për hyrjen e Bullgarisë në eurozonë dhe nëse vendi ka marrë angazhime ndaj institucioneve evropiane. Këtë e tha lideri i formacionit,..

botuar më 25-01-30 5.18.MD
Deljan Peevski dhe Kirill Petkov

Deputetët hynë në mosmarrëveshje nëse shteti duhet të blejë Lukoil në Burgas

Ideja që shteti të marrë të vetmen rafinerinë e naftës në Bullgari - "Lukoil Neftohim" në Burgas, e propozuar më 29 janar nga "DPS-Fillimi i Ri" dhe partia MEÇ, ndau formacionet e përfaqësuara në parlament. Propozimi u hodh poshtë nga GERB dhe "Po e..

botuar më 25-01-30 3.44.MD
Georg Georgiev

Ministri i jashtëm bëri thirrje që rasti i anijes “Vezhen” të mos politizohet

Agjencia Shtetërore për Sigurinë Kombëtare nuk ka informacion se në mesin e anëtarëve bullgarë të ekuipazhit të anijes "Vezhen" të ndaluar në Suedi ka agjentë të shërbimeve të huaja ose autorë të veprave kriminale, njoftoi drejtori i agjencisë, Pllamen..

botuar më 25-01-30 11.16.PD